×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Albkings”

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevzadit, i cili është i dyshuar si njëri nga administratorët e grupit në Telegram “AlbKings”, nga i cili po denigroheshin gratë dhe vajzat.

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” Gjykata Themelore e Prishtinës, duke bërë të ditur se lirimi i të njëjtit është bërë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

    “Për njoftimin tuaj me datë 17.10.2024 gjykata ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkesën për ndërprerjen e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit E.N. Prokuroria e ka njoftuar gjykatën se ka ardhur në përfundim, që ndaj të pandehurit E.N kanë pushuar shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti në prezencën e mbrojtësit të tij sipas autorizimit, ka arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë me Prokurorinë, po ashtu i pandehuri ka dhënë adresë të saktë të vendqëndrimit në Republikën e Kosovës, ku janë edhe familjarët e tij dhe ka premtuar se deri në përfundim të procedurës penale do të paraqitet çdo herë, kurdo që ti kërkohet nga ana e Prokurorisë dhe Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Themelores.

    Sipas Gjykatës, të dyshuarit Nevzadi masa e paraburgimit nuk i është zëvendësuar me ndonjë masë tjetër, pasi nuk ka pasur kërkesë nga prokuroria.

    “Gjykata pas vlerësimit të propozimit të Prokurorit të Shtetit ka vlerësuar se kanë pushuar kushtet ligjore për mbajtjen e mëtejme nën masën e paraburgimit, andaj, duke zbatuar nenin 182 par.3 të KPPRK-së, të pandehurit E.N i është ndërprerë masa e paraburgimit, të njëjtit nuk i është zëvëndësuar me ndonjë masë tjetër, pasi nuk ka pasur kërkesë nga prokuroria”, thuhet me tej në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    I dyshuari Nevzadi ishte arrestuar më 17 prill 2024, nën dyshimin se ka kryeri veprën penale “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”.

    Në Dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më 12 shkurt 2024 në Obiliq dhe qytete të tjera të ndryshme të Kosovës, në cilësi të njërit nga administratorët e grupit “Albkings” në aplikacionin Telegram e duke vepruar në bashkëkryerje me personat NN ende të paidentifikuar, ka ofruar dhe shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fotografi dhe video-intime të të dëmtuarës AA., dhe numrin e telefonit të të dëmtuarës BB, kinse e njëjta ofron shërbime seksuale.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës. Në komunikatën për media bëhet e ditur se themelimi...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës me qytetarë në qytetin e Podujevës. Edhe...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, James O’Brien, në një intervistë për RTS ka thënë se pret që të...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në shifra trefishore. Këtë e ka thënë edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti. Sipas deputetit të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar...
    Lajme21 Tetor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë. Rukiqi tha se rihapja...
    Lajme21 Tetor 2024
    Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim, tri ditë pasi u ndal për shkak të një lidhjeje të shkurtër...
    Vip21 Tetor 2024
    Lela dhe Vullneti kanë ndarë kohë bashkë sonte, dhe ndërë bisedat që kishin u përmenden edhe disa emra të tjerë. Madje ndër...
    Vip21 Tetor 2024
    jë tension në një diskutim u ndez mes Vullnetit dhe Rezartit. Derisa po qëndronin në pishinë, Vullneti sqaronte tek banorët se si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.