×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e tatimit në pronë nga janari, Hoti tregon se kush pritet të dëmtohet më shumë

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në shifra trefishore. Këtë e ka thënë edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

    Sipas deputetit të LDK-së, barra tatimore do të rritet veçanërisht për pronat me vlerë të madhe.

    “Sipas Ligjit të ri të tatimit në pronë, nga janari 2025 zbatohet norma progresive e tatimit në pronë, si në vijim:

    “Si rezultat, barra tatimore do të rritet veçanërisht për pronat me vlerë të madhe. Shikoni tabelën në vijim: prona me vlerë 1 mil euro ngarkohet me 2,400 euro tatim; prona me vlerë 5 mil euro ngarkohet me 18,400 euro tatim; prona me vlerë 10 mil euro ngarkohet me 43,400 euro tatim. Norma progresive e tatimit në pronë nuk ka kuptim ekonomik për disa arsye. E para, ngarkesa tatimore në pronë është progresive për nga mënyra e llogaritjes – sa më e lartë vlera e pronës, aq më e lartë ngarkesa tatimore. E dyta, të hyrat e shtetit nga tatimi në pronë nuk kanë vetëm qëllime fiskale, pasi ato përdoren kryesisht për mbulimin e kostove të shërbimeve publike të lidhura me ato prona. E treta, të ardhurat që zotëruesi i pronës i ka përdorur për blerjen e pronës janë tatimuar më herët, ndërkaq të ardhurat që zotëruesi i pronës i gjeneron nga prona tatimohen si të hyra nga qiraja. Përveç kësaj anomalive, ligji i ri i tatimon edhe tokat bujqësore të kultivuara, të cilat me ligjin paraprak ishin të liruara për të nxitur pronarët t’i kultivonin ato ose t’i jepnin në shfrytëzim. Përvojat ndërkombëtare nuk i rekomandojnë këto norma. Siç kanë vlerësuar disa organizata ndërkombëtare, këto ndryshime janë bërë pa asnjë analizë paraprake dhe pa konsultim me ata që preken nga ky ndryshim, në veçanti bizneset”, shkruan Hoti në reagim.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, të hënën e kaluar. Në...
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar...
    Lajme21 Tetor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë. Rukiqi tha se rihapja...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, thotë për FrontOnline, se arsye se përse Qeveria Kurti nuk ka bërë themelimin e fondeve...
    Kronika21 Tetor 2024
    Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës janë në raportin 24 orësh të policisë. Në Lipjan një burrë është...
    Kronika21 Tetor 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “HETIM I VDEKJES- Prishtinë 20.10.2024-20:00. Është...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Shkodër. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar për FrontOnline se mos formimi i disa fondeve janë si pasoj e dështimeve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.