×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha për aksionet në Veri: Kurtit e Vuçiqit i duhen këto aksione për ti mbuluar dështimet e tyre

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti përmes Policisë së Kosovës, ndërmerr aksione në veriun e vendit, në mënyrë që të inskenoj situata që të tërheq vëmendjen e publikut nga dështimet e saj nga brenda dhe nga premtimet e dështuara.

    ‘’Gjitha këto janë skenare që Kurtit dhe Vuçiqit i duhen për të bërë skenare, që ta heqin vëmendjen e qytetarëve nga dështimet dhe kauzat e rrejshme me të cilat erdhi në pushtet’’ thotë ai.

    Deputeti Berisha potencon se Kurti po e mbanë veriun e vendit si kartë me të cilën ai po luan sa herë që po i duhet të inskenoj gjëra të tilla.

    ‘’ Pra sa herë ka presion nga partnerët ndërkombëtar, Kurti inskenon këso situata në veri dhe vetëm këtë kartë po e mbanë Kurti për zgjedhje. Ky është mirazh i marshimit të tij’’ tha ai.

    Berisha, shton se po ashtu do të duhej të dihej se çfarë kishte edhe nԯ kamionin e ndaluar në Veri.

    ‘’Këta e kanë pasur gjithë gojën sovranitet, kemi ndalur kontrabandën, e para dy jave a doli Qeveria me qëndrim se kanë ndaluar një kamion me mallëra, duhet pyetur se çfarë mallërash ishin, ku janë destinuar ato mallëra, çka ka pasur në atë kamion e plotë pyetje tjera’’ u shpreh Berisha./FrontOnline

    Aksionet e Policisë po shihen si aksione për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjeve për...
    Lajme20 Tetor 2024
    Javën e ardhshme, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do ta nisë një ‘tur ‘tour’ në shtet e Ballkanit Perëndimor....
    Lajme20 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, ditët e fundit ka marr aksion në veriun e Kosovës, duke arrestuar edhe disa persona në lidhje me kontrabantë....
    Të tjera
    Sport20 Tetor 2024
    Tashmë është zyrtare. Dardan Berisha është basketbollisti më i ri i KB Peja. Kjo u bë e ditur nga vet klubi pejan...
    Lajme20 Tetor 2024
    Ish-komantanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Nerodimës, Shukri Buja ka udhëtuar për në Hagë, me ftesë të Gjykatës...
    Lajme20 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dhe është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi....
    Sport20 Tetor 2024
    Ballkani arriti të qëndrojë në epërsi kundër Suharekës, deri në fund të ndeshjes. Me një gol të vetëm të shënuar nga Bleart...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar për maratonën e Tiranës, duke thënë se ishin me dhjetëra pjesëmarrës. Ai u shpreh se...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Është arrestuar një 30-vjeçar në Shkodër, i cili ka kundërshtar punonjësit e policisë. Gjatë konfliktit, ai ka plagosur me thikë njërin prej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.