×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Raporti i Bankës Botërore u keqcitua, me ne gati dyfish më shumë vende pune sesa në qeveritë tjera prej 2012

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati pretendon se raporti i fundit i Bankës Botërore u “keqcitua”.

    Ai shkroi në një postim në Facebook se në fund të vitit 2023 ndodhi “rënia më rapide e regjistruar ndonjëherë” e papunësisë.

    Si ka ecur numri i të punësuarve dhe shkalla e papunësisë nëpër vite? Ditë më parë ishim dëshmitarë se si media të afërta me opozitën tentuan të keqpërdorin një raport të Bankës Botërore, duke e keqcituar dhe duke pretenduar se raporti po demanton shifrat e Qeverisë. Por ku qëndron e vërteta sa u përket shifrave të punësimit dhe papunësisë?”, shkruan Murati, duke prezantuar disa statistika të ASK-së.

    Sipas tij, “në Qeverinë kurti janë shtuar gati dyfish më shumë vende pune sesa në të gjitha qeveritë tjera bashkë, nga viti 2012 e këtej”.

    “Sipas statistikave zyrtare të ASK-së: Në fund të vitit 2023 kanë qenë 425 mijë të punësuar. Për periudhën 3-vjeçare të Qeverisë Kurti, sipas raportit janë shtuar 78,427 vende pune. Për krahasim, gjatë qeverisjeve të kaluara janë shtuar vetëm 44,228 vende pune, për 8 vite. Vitet kur ka pasur zgjedhje, në qeveritë e kaluara vërehet një rritje e përkohshmee të punësuarve, e cila pastaj vitin pasues zhbëhet dhe numri i të punësuarve ulet përsëri. Kjo dëshmon për punësimin e paqëndrueshëm gjatë fushatave zgjedhore kur qeverisnin të tjerët. I vetmi rast kur edhe pas vitit zgjedhor vazhdon rritja e punësimit, është në Qeverinë Kurti, përkundër faktit që në vitin 2021 kishim zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Kjo dëshmon se punësimi gjatë qeverisjes sonë ka qenë i qëndrueshëm, dhe se masat që kemi ndërmarrë për mbështetje të ekonomisë kanë funksionuar. Shkalla e papunësisë nga 25.9% sa ka qenë në vitin 2020, ka rënë në 10.9% në fund të vitit 2023. Kjo njëkohësisht shënon rënien më rapide të regjistruar ndonjëherë”, shton ai.

    Murati thotë se Qeveria i referohet “indikatorit më të saktë” për matjen e punësimit.

    “Gjithsesi, për të evituar diskutimet mbi metodolgjinë e përllogaritjes së shkallës së papunësisë, Qeveria pothuajse çdoherë i është referuar shifrës absolute të të punësuarve, e cila është indikatori më i saktë për të treguar se sa është rritur punësimi. E ky indikator, siç edhe mund të shihet, tregon se në Qeverinë kurti janë shtuar gati dyfish më shumë vende pune sesa në të gjitha qeveritë tjera bashkë, nga viti 2012 e këtej”, shkruan ai.

    Murati tha se do të flasë “në një postim tjetër” për shifrën e përmendur nga Banka Botërore.

    “Kurse sa i përket shifrës së cituar nga raporti i Bankës Botërore, në një postim tjetër mund të flasim edhe për atë indikator, por të jeni të sigurt që edhe aty kur e shohim trendin nëpër vite, Qeveria Kurti qëndron pakrahasueshëm më mirë sesa qeveritë e kaluara”, shkroi ai.

    “Papunësia ka rënë në të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës”, tha Banka Botërore në një raport të fundit të pubikuar të enjten, që thoshte se veç 37.1% e kosovarëve janë të punësuar.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Javën e ardhshme, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do ta nisë një ‘tur ‘tour’ në shtet e Ballkanit Perëndimor....
    Lajme20 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, ditët e fundit ka marr aksion në veriun e Kosovës, duke arrestuar edhe disa persona në lidhje me kontrabantë....
    Lajme20 Tetor 2024
    Ish-komantanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Nerodimës, Shukri Buja ka udhëtuar për në Hagë, me ftesë të Gjykatës...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, u nderua me titullin “Anëtar Nderi” i përjetshëm i Federatës Pan-Shqiptare ‘VATRA’ gjatë një vizite në selinë...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Është gjetur e pajetë një 82-vjeçare në Elbasan, e cila një ditë më parë ishte larguar nga banesa e saj. Policia ka...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Është gjetur e pajetë një 82-vjeçare në Elbasan, e cila një ditë më parë ishte larguar nga banesa e saj. Policia ka...
    Vip20 Tetor 2024
    Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me fansat e saj momente të ndryshme Shkurta në...
    Lajme20 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve në rastin “Subvencionet 4”, Gjon Musolli dhe...
    Lifestyle20 Tetor 2024
    Prezentuesi kosovar Egzon Avdijaj, pas një kohe pauze shfaqet në Top Channel I njohur që në moshë të vogël me prezencën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.