×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Kurti do ta përdorë sërish policinë në veri për vota, mund të ketë edhe ndonjë rritje pagash

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria Kurti do të synojë të marrë vendime që nuk kërkohet votimi në kuvend, pasi ka humbur shumicën.

    Ymeri ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të tentojë që për efekt elektoral ta përdorë sërish Policinë e Kosovës në veri të vendit, ndërsa thekson edhe ndonjë rritje eventuale të paga siç bëri me pensione.

    “Mendoj që Qeveria do të ndërmerre të gjitha ato vendime në të cilat nuk ka nevojë për mbështetjen e Kuvendit sepse po shihet që mbështetja e Kuvendit për Qeverinë nuk është më si ka qenë edhe me parë kanë pasur probleme në ligje të caktuara mirëpo tash praktikisht Vetëvendosja vështirë se mund t’i ketë 61 deputet duke pasur parasysh largimin e deputetëve prej grupit të vet parlamentar, dhe duke pas parasysh edhe një ftohje graduale dhe të dukshme shpeshherë e marrëdhënieve me pjesëtar të komuniteteve jo shumicë edhe jo serbë”, ka thënë Ymeri.

    Ymeri ka thënë se ka rrezik që kryeministri Kurti të ndërmarrë aksione në veri të vendin për qëllime elektorale. Anash nuk e lë as ndonjë rritje të pagave siç e bëri me pensionet.

    “… mendoj që kjo do të jetë momenti kryesor sepse nuk është se ka ndonjë vendim tjetër kush e di sa të madh që pritet me marr natyrisht që mundet me ndërmarr si aksione policore gjëra të tilla edhe mendoj që ekziston ky rrezik me e përdor praktikisht edhe njëherë veriun për qëllime elektorale duke bërë edhe një dëm sa më të madh në atë pjesë dhe veçanërisht në prospektin e dialogut edhe zbatimit të marrëveshjes. Por në anën tjetër mendoj që kjo do të jetë ajo për të cilën është duke u llogaritur më së shumti kryeministri Kurti, përmes buxhetit t’i rris edhe pagat t’a bëj edhe një rritje në rast si të pensioneve të benefiteve për veteranët e luftës dhe kategoritë e të dalave nga lufta”, ka deklaruar Ymeri.

    “Unë mendoj se ka mundësi me qenë i rrezikshëm varësisht edhe nëse ndërmerr në religjion dhe çfarë ndërmerr, mirëpo duhet pasur parasysh edhe një gjë që ne kemi një situatë jashtëzakonisht problematike të cilat do te na vijnë në nëntor të këtij viti, pra prej nëntorit deri në janar, pas zgjedhjeve në shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kemi potencialisht një administratë të shkuarjes dhe tjetra në ardhje”, u shpreh Ymeri.

    Ymeri ka kritika edhe për dështimet në politikën e jashtme, duke thënë se  veprimet e Qeverisë së Kosovës i kanë dhënë përshtypje Botës Perëndimore se “Qeveria e Serbisë është më konstruktiv edhe më dashamirës ndaj paqes e marrëveshjeve, sesa Qeveria e Kosovës”.

    “Në politikën e jashtme fatkeqësisht nuk ka asnjë sukses, edhe fatkeqësisht dëmet që janë bërë janë goxha të mëdha. Nuk po them që janë të parikuperueshme por janë të madha: e para dëmi që u bë është që Qeveria e Republikës së Kosovës ka arrit me e vendos Kosovën si një prej shteteve të cilat janë shtetet problematike, të cilat nuk janë konstruktive edhe të cilat e refuzojnë kompromisin ndaj paqëve me marrëveshjen, dhe kjo automatikisht ka fillu me ja dhënë një lloj përshtypje Botës Perëndimore që në fakt Vuçiqi e qeveria e Serbisë janë më konstruktiv edhe më dashamirës ndaj paqes edhe marrëveshjeve, sesa Qeveria e Kosovës”.

    “Kosova është ajo që vazhdimit ka kërkua marrëveshje, paqe e kështu me radhë, ndërkohë që Serbia ka qenë ajo që vazhdimisht ka kërku tensionim, nxitje, provokim e kështu me radhën në mënyrë që me e marrë situatën e tensionuar, dhe tash ne shihemi në të kundërt tonë në sytë e ndërkombëtarëve për shkak të politikave të qeverisë, e dyta pastaj është që Kosova është hera e parë që shpresë e Kosovës është veçanërisht prej shpalljes së Pavarësisë, që Kosova sot shihet edhe nga miqtë tanë, SHBA, Bashkimi Evropian, vendet anëtarë, si një vend jo domosdoshmërish i respekton në plotni të drejtat e komuniteteve jo shumicë”, u shpreh tutje Ymeri.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni, për Front Online, ka folur për intervisitimet dhe arrestimet e zyrtarëve të VV-së, figurave të...
    Lajme20 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për Front Online, thotë se Qeveria Kurti i ka dërguar gjitha Institucionet e vendit, duke theksuar që...
    Lajme20 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge ka thënë se Aleanca nuk dëshiron asnjë hap të njëanshëm sa i përket hapjes...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të shtunën se një projekt mbi mundësinë e furnizimit të Turqisë me avionët luftarak Eurofighter do të...
    Lajme19 Tetor 2024
    Bedri Hamza, kandidat për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, kanë qëndruar sot në...
    Vip19 Tetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, kanë luajtur një lojë interesante. Kjo lojë, disa prej tyre i bëri t’i vënë në...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Gjesti e ka bërë konfuze Anën sa i përket këngës “beba”. Ai e bëri të...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti ka treguar për traumën e tij të parë që e kishte në shkollë fillore....
    Sport19 Tetor 2024
    Konkurrenti  i Big Brother VIP Kosova 3, Rezarti pak më parë ngacmoi Sarën për Burimin. Tani, ai po i jep leksione Burimit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.