×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndihmëssekretari i NATO-s: Jo hapje të njëanshme të Urës së Ibrit

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge ka thënë se Aleanca nuk dëshiron asnjë hap të njëanshëm sa i përket hapjes së Urës së Ibrit.

    Ruge ka thënë  se nuk dëshirojnë të shohin ushtarët e KFOR-it të vendosen para një vale rreziku.

    “E kam njohur kryeministrin Kurti që nga viti 2002 kur kam shërbyer në Kosovë dhe kam respekt të madh për të. Kur flasim për Urën e Ibrit duhet të përsëris atë që kam thënë në gusht dhe atë që ka thënë Admirali (Stuart) Munsch, komandanti i komandës në Napoli, se nuk duam asnjë hap të njëanshëm sa i përket kësaj ure. E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Ruge për “Klan Kosova”.

    “Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë”, vëllai i Liburn Aliut i dëshpëruar me Vetëvendosjen

    “Ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë, kjo nuk ndihmon dhe ajo që presim është që të gjitha palët të përfshihen për të komunikuar me banorët lokalë, dhe një arsye pse nuk e duam këtë është se kemi ushtarët tanë në urë të cilët nuk duam t’i shohim të vendosen para një vale rreziku, andaj presim që palët ta respektojnë këtë”, u shpreh ai në një intervistë për Klan Kosova.

    Ai ka thënë po ashtu se NATO-ja nuk planifikon ta shtojë prezencën në Kosovë.

    “Jo, nuk planifikojmë. Mendoj se kemi konsolidim të mirë aktualisht. Ne kemi sjellë trupa të forcës operacionale rezervë, po e shohim nga afër situatën, por në përgjithësi, sa i përket nivelit të forcës, ndjejmë se kemi atë çfarë na duhet për ta mbajtur mjedisin e qetë dhe të sigurt”, ka thënë Ruge.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria Kurti do të synojë të marrë vendime që nuk kërkohet votimi në...
    Lajme20 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për Front Online, thotë se Qeveria Kurti i ka dërguar gjitha Institucionet e vendit, duke theksuar që...
    Lajme20 Tetor 2024
    Punëtorët e KEK’ut kanë paralajmëruar protestë për të enjten. Kjo për shkak të mospërmbushjes së kërkesave për rritje të pagës dhe pagesën...
    Të tjera
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti ka treguar për traumën e tij të parë që e kishte në shkollë fillore....
    Sport19 Tetor 2024
    Konkurrenti  i Big Brother VIP Kosova 3, Rezarti pak më parë ngacmoi Sarën për Burimin. Tani, ai po i jep leksione Burimit,...
    Lajme19 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i ka kërkuar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit që ta votojë Vjosa Osmanin, për...
    Lajme19 Tetor 2024
    Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosovës, për të vizituar pjesëtarët e Policisë që patrullojnë...
    Lajme19 Tetor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, është takuar me kryetarin e Qarkut Ëestchester, George Latimer....
    Lajme19 Tetor 2024
    Me arsyetimin e specifikave të lokacionit dhe vëshitrësive në terren, autoritet e Serbisë kanë vendosur që këtë vit të mos lejojnë gërmime...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.