×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorë të KEK-ut paralajmërojnë protestë për të enjten

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Punëtorët e KEK’ut kanë paralajmëruar protestë për të enjten. Kjo për shkak të mospërmbushjes së kërkesave për rritje të pagës dhe pagesën e orëve gjatë vikendeve e të shtesës së rrezikshmërisë. Koha raporton se KEK’u po i shqyrton kërkesat e punëtorëve.

    Për ta shprehur pakënaqësinë për mospërmbushjen e kërkesave, ata do të protestojnë të enjten para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.

    Nexhat Llumnica, kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut, tha se vendimi për protestë u mor pasi takimet me menaxhmentin e ndërmarrjes nuk prodhuan zgjidhje për kërkesat punëtorëve.

    “Ne kemi kërkuar që prej fillimit të vitit edhe ngritjen e pagave, pagesën e fundjavës dhe pagesën e rrezikshmërisë. Asnjë nga këto nuk është realizuar dhe dje e kemi pasur takimin e fundit me menaxhmentin, ku na u tha decidivisht se nuk ka asgjë për këto pika dhe ne e kemi paralajmëruar protestën”, ka thënë ai për Kohën

    Llumnica ka thënë se shumë prej tyre janë detyruar ta lënë punën, si pasojë e kushteve jo të mira në korporatë.

    “Ne kohëve të fundit kemi pranuar shumë punëtorë, mirëpo ende ka një mungesë të madhe. Nuk është e thënë veç që të punësohen e ata prapë ta lëshojnë punën. Kanë filluar të ikin edhe prej vendit të punës, pra ta lëshojnë punën e KEK si inxhinierë, si teknikë, si saldues, si mekanikë, si elektricistë. Të gjithë po gjejnë punë shumë më të mira sesa në KEK dhe ka rrezik si KEK-u edhe po t’i ketë miliardat nuk do të vyejë nëse nuk e ka fuqinë punëtore”, ka thënë ai.

    Pas protestës së paralajmëruar nga sindikata, në KEK thanë se janë duke i shqyrtuar kërkesat e punëtorëve.

    “Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) e konsideron sindikatën një partner kyç në aktivitetet e saj të përditshme. Në takimin e mbajtur dje me përfaqësuesit e sindikatave SR-KEK dhe SPEK, menaxhmenti ofroi sqarime mbi gjendjen aktuale të korporatës dhe shqyrtoi kërkesat e sindikatave, duke shprehur gatishmërinë për dialog dhe angazhime të përbashkëta. Kjo qasje tregon përkushtimin e menaxhmentit për bashkëpunim dhe rëndësinë e krijimit të një ambienti të shëndetshëm dhe produktiv të punës”, është thënë në përgjigjën e KEK-ut

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria Kurti do të synojë të marrë vendime që nuk kërkohet votimi në...
    Lajme20 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për Front Online, thotë se Qeveria Kurti i ka dërguar gjitha Institucionet e vendit, duke theksuar që...
    Lajme20 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge ka thënë se Aleanca nuk dëshiron asnjë hap të njëanshëm sa i përket hapjes...
    Të tjera
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti ka treguar për traumën e tij të parë që e kishte në shkollë fillore....
    Sport19 Tetor 2024
    Konkurrenti  i Big Brother VIP Kosova 3, Rezarti pak më parë ngacmoi Sarën për Burimin. Tani, ai po i jep leksione Burimit,...
    Lajme19 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i ka kërkuar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit që ta votojë Vjosa Osmanin, për...
    Lajme19 Tetor 2024
    Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosovës, për të vizituar pjesëtarët e Policisë që patrullojnë...
    Lajme19 Tetor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, është takuar me kryetarin e Qarkut Ëestchester, George Latimer....
    Lajme19 Tetor 2024
    Me arsyetimin e specifikave të lokacionit dhe vëshitrësive në terren, autoritet e Serbisë kanë vendosur që këtë vit të mos lejojnë gërmime...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.