×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Scholz: Britania kryeson projektin për t’i shitur Turqisë avionë të tipit Eurofighter

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të shtunën se një projekt mbi mundësinë e furnizimit të Turqisë me avionët luftarak Eurofighter do të drejtohet nga Britania dhe se procesi ishte në fazat e hershme.

    “Është një proces që do të vazhdojë të zhvillohet, por tani po kryesohet nga Britania”, tha udhëheqësi gjerman kur u pyet mbi këtë çështje gjatë një konference shtypi në Stamboll përkrah Presidentit Tajip Erdogan. Qeveria britanike nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

    Ankaraja tha vitin e kaluar se ishte në bisedime me Britaninë dhe Spanjën lidhur me përpjekjet e saj për të blerë avionët luftarak të modelit “Eurofighter Typhoon”, megjithëse Gjermania e kundërshtoi këtë ide.

    Që nga ajo kohë, Turqia e ka kritikuar mungesën e përparimeve në këtë çështje, ndërsa deri më tani zoti Erdogan ka aluduar për hezitimin e Berlinit.

    “Ne dëshirojmë të lëmë pas disa nga vështirësitë e përjetuara në të kaluarën lidhur me furnizimin me mjete të mbrojtjes dhe ta zhvillojmë më tej bashkëpunimin tonë”, tha për gazetarët Presidenti Erdogan.

    Ditë më parë, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes i Turqisë tha se Ankaraja kishte ndërmarrë tentativa teknike që synojnë në përshpejtimin e blerjes së planifikuar të avionëve luftarakë. Në nëntor të vitit 2023 Ankaraja bëri të ditura synimet për të blerë 40 avionë luftarakë të modelit “Eurofighter Typhoon”.

    Avionët në fjalë prodhohen nga një konsorcium mes katër vendeve evropiane, Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Spanjës.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se bashkimi me Evropën është si një rrugë me dy korsi, korsia e punës së përditshme të...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjykatës së Romës, kanë mbërritur në Bari të Italisë....
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, partitë proserbe përsëritën kërkesën e tyre...
    Të tjera
    Vip19 Tetor 2024
    Djali i konkurrentit të Big Brother VIP Kosova, Besafort Dakës, sot feston ditëlindjen. E banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe...
    Vip19 Tetor 2024
    Çfarë dëshiron të bëjë Vullneti që nga dita e parë të Big Brother VIP Kosova 3. Këtë e ka treguar vet ai...
    Lajme19 Tetor 2024
    PDK “nuk ka rrugë” me Vetëvendosjen për qeveri të përbashkët koalicioni, ka thënë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Krasniqi...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Kevini ka bërë sonte diçka romantike. Ai e ka menduar një dhuratë për Anën, të...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Vullneti po bën diskutime interesante me banorët e tjerë të shtëpisë më...
    Lajme19 Tetor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për një grabitje që e kishte kryer më 29 shtator të këtij viti në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.