×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona për vjedhje të një veture në Ferizaj

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona që dyshohen për vjedhjen e një veture të tipit BMW X6 në rrugën “Josip Sela” në Ferizaj pasditen e 16 tetorit.

    Sipas njoftimit, fillimisht Policia me datë 17.10.2024 ka arrestuar të dyshuarin e parë M.H. 51-vjeç, të cilin pas intervistimit, me vendim të prokurorit e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ndërsa, në vazhdën e hetimeve,  nga hetuesit rajonal është identifikuar edhe i dyshuari kryesor, i cili kishte arritur që përmes vendosjes së një palë targave të huaja të kalon territorin e Kosovës dhe të largohet në shtetin e Serbisë.

    “Pas shumë përpjekjeve, hetuesit rajonalë kanë rënë në kontakt me të dyshuarin F.D i moshës 27 vjeç, i cili me datën 19.10.2024 (sot) është dorëzuar në pikën kufitare me Serbinë, ndërsa ka dorëzuar edhe veturën BMW X6 tek hetuesit rajonalë. Por F.D. u lirua “për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar përkohësisht vetura, deri sa të përfundojnë procedurat e kthimit te pronari i saj”, thuhet në njoftim.

    Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull nëpër ultësira dhe...
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pranuar  publikisht se Albin Kurti ka luftuar  kundër...
    Lajme19 Tetor 2024
    Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përfundim të këtij sesioni, mbi 50 projektligje që kanë...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova në panairin ndërkombëtar Sial 2024 në Paris që sivjet shënon përvjetorin e...
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tashmë i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidojë me...
    Vip19 Tetor 2024
    Dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Ana dhe Kevin po vazhdojnë të bisedojnë gjerë e gjatë rreth jetës së tyre...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa ka kundërshtuar edhe ish-konkurrentët e këtij formati. Ajo shprehet se “kush ka thënë që...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Gjesti ka biseduar me Drenushën, për diçka që jo të gjithë e flasin. Pra Gjesti,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.