×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës së lirë

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Jahjaga ka thënë se ish myftiu Boja përveç që ishte i suksesshëm si ambasador dhe myfti i Kosovës, ai ishte i devotshëm dhe farkatar i idesë për lirinë e Kosovës.

    ”Në fakt, e kam pasur kënaqësinë që në mandatin tim si Presidente ta dekretoj emërimin e Dr. Bojës Ambasador. Ai e ka udhëhequr me sukses të jashtëzakonshëm dhe devotshmëri të veçantë misionin tonë në Riad, ku edhe i ka vendosur themelet e bashkëpunimit tonë shtetëror bilateral me Mbretërinë Saudite”, ka thënë ajo.

    Tutje Jahjaga ka thënë se ”Kontaktet e tij në atë vend datonin prej shumë kohe më parë sepse ai edhe i kishte kryer me sukses studimet atje, prandaj edhe gëzonte respekt të posaçëm tek autoritetet nikoqire”.

    Ambasadorin Boja ajo e kujton si të shquar gjithmonë për busullën e tij të qartë morale e kombëtare kudo që ka shërbyer.

    ”Intelektual e besimtar, ai shërbeu si Myfti i Bashkësisë Islame të Kosovës në periudhën e vështirë të viteve të ’90-ta si dhe menjëherë pas çlirimit të Kosovës. Gjatë asaj periudhe ai e përdori petkun e tij prej kleriku për ta luajtur një rol të rëndësishëm në vet çlirimin e Kosovës si dhe në forcimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare në Kosovë”.

    ”Ai ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës së lirë, te pavarur e demokratike. Ai dha aq shumë për shtetin tonë, për një Kosovë që funksionon për të gjithë qytetarët e saj si dhe se cilës i kontribuonin të gjithë qytetarët pa dallim”.

    Për fund Jahjaga ka thënë se është mirënjohëse Ambasadorit Boja ”për kontributin e tij dhe sot këtë ndjesi e ndaj me familjen e tij si dhe me pjesëmarrësit e shquar në këtë konferencë”, ka përfunduar ajo.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që tani nuk është situata që mund të flitet për...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova në panairin ndërkombëtar Sial 2024 në Paris që sivjet shënon përvjetorin e...
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tashmë i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidojë me...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Thomas Hacker, deputet i Bundestagut nga partia FDP që është pjesë e koalicionit qeverisës mes socialdemokratëve të Olaf Scholzit dhe Të Gjelbërve...
    Lajme19 Tetor 2024
    Edward P. Joseph, në një fjalim të mbajtur në Pearson Institute në Çikago, ka folur edhe për problemin në mes të Kosovës...
    Lajme19 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimet me me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka pasur me mërgatën shqiptare në Bolzano të Italisë. Limaj atje...
    Vip19 Tetor 2024
    Dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Kevini dhe Ana po njoftohen me njëri-tjetrin. Nuk kanë munguar as flirtat mes dyshes,...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta ka nisur të njoftohet me njërin nga djemtë e shtëpisë më gjigante në vend....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.