×
  • Lajme
  • Lajme

    Ruge: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që tani nuk është situata që mund të flitet për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike, NATO.

    Ruge është shprehur se Kosova deri tani nuk është duke ecur drejt anëtarësimit në Partneritetin për Paqe.

    Ndër tjera, Ruge theksoi se NATO nuk ka hequr dorë nga mbështetja në dialogun Kosovë-Serbi, dhe se janë me shpresë së ky proces do të vazhdojë tutje.

    “Ajo që do të thoja është kjo: unë kam shërbyer në Kosovë dy herë. Herën e parë në vitin 1999, kur u vendos selia e parë e KFOR-it dhe kur trupat e parë të KFOR-it erdhën në Kosovë dhe pastaj gjatë viteve 2001 dhe 2002. Isha në Kosovë së fundmi në gusht dhe e di, bazuar në vizitat e shumta dhe kohën e kaluar në Kosovë se ka një qëndrim shumë pozitiv nga kosovarët në raport me NATO-n dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Njerëzit e vlerësojnë atë çfarë NATO dhe KFOR-i kanë bërë në 1998 dhe 1999 dhe përgjatë 25 viteve pasuese, kjo është e shkëlqyeshme.

    Nuk mendoj se aktualisht jemi në një situatë kur mund të flasim për anëtarësim. Por e di që presidentja Osmani dhe të tjerët, kanë folur për Partneritetin për Paqe, dhe ajo natyrisht që do të ishte hapi i parë. Siç e dini, kjo është diçka që kërkon konsensus, duhet që 32 shtetet anëtare të NATO-s të votojnë për këtë dhe nuk jemi ende as ty. Nuk jemi duke lëvizur drejt Partneritetit për Paqe tani për tani. Por mendoj se fakti që përshtypja e popullit të Kosovës karshi NATO-s është kaq pozitive është, diçka që duhet ta kemi parasysh, ta vlerësojmë dhe është një hap i madh drejt së ardhmes”, ka thënë Ruge në një intervistë për Klan Kosova.

    Rute është deklaruar edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për të cilën, tha: “E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë”.

    Për mundësinë e shtimit të numrit të ushtarëve në KFOR, numri dy i NATO-s potencoi se deri tani është i mjaftueshëm numri që kanë në terren.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka qëndruar sot në Lipjan. Ai tha se janë duke u bashkuar për ta bërë...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova në panairin ndërkombëtar Sial 2024 në Paris që sivjet shënon përvjetorin e...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda Ministrave të Mbrojtjes të aleancës NATO, kishte shqetësime për...
    Lajme19 Tetor 2024
    Thomas Hacker, deputet i Bundestagut nga partia FDP që është pjesë e koalicionit qeverisës mes socialdemokratëve të Olaf Scholzit dhe Të Gjelbërve...
    Lajme19 Tetor 2024
    Edward P. Joseph, në një fjalim të mbajtur në Pearson Institute në Çikago, ka folur edhe për problemin në mes të Kosovës...
    Lajme19 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimet me me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka pasur me mërgatën shqiptare në Bolzano të Italisë. Limaj atje...
    Vip19 Tetor 2024
    Dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Kevini dhe Ana po njoftohen me njëri-tjetrin. Nuk kanë munguar as flirtat mes dyshes,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.