×
  • Sport
  • Sport

    Organizimi i evropianit me Serbinë, Duka: Po japim mesazh të paqes, përfitimi është shumë i madh

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për organizimin e përbashkët të evropianit me Serbinë dhe kritikat që mori për këtë gjë.

    Ai ka thënë se një organizim i tillë jep një mesazh të paqes, ndërsa ka shtuar se përfitimi është shumë i madh, sportiv, politik dhe shoqëror, për Shqipërinë dhe për Kosovën, qoftë edhe për integrimin e Kosovës.

    “Garimi bashkë me Serbinë i jep akoma më shumë shanse, qoftë edhe për vetë ndjeshmërinë që ka ky lloj organizimi i përbashkët dhe për mesazhin e paqes që jep. Sepse në fund të fundit edhe kur votohet, ndikon fakti që kjo shkon përtej futbollit. Kemi vërtet organizimin e Kampionatit Europian, por kemi edhe një mesazh që duhet të na udhëheqë që të jetojmë në paqe. Igli apo Loriku kanë qenë “soft” në kritikat e tyre, sepse ka edhe të tjerë më keq”.

    “Por unë i ftoj të gjithë që të arsyetojnë duke logjikuar, dhe jo me emocion. Përfitimi është shumë i madh, sportiv, politik dhe shoqëror, për Shqipërinë dhe për Kosovën, qoftë edhe për integrimin e Kosovës. Kështu që le ta shohim në këndvështrimin pozitiv, si një zhvillim pozitiv. Dhe unë jam shumë i bindur që është një zhvillim pozitiv dhe një shërbim i mirë që i bëhet popullit shqiptar!”, ka thënë Duka në një intervistë për News24 Albania.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Sport19 Tetor 2024
    Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline Në pjesën e parë “Topçinjtë” mbetën me një lojtar...
    Sport19 Tetor 2024
    Skuadra e Milanit ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi, me rezultatin minimal 1:0 ndaj Udineses, e vlefshme për javën e...
    Sport19 Tetor 2024
    Në vitin 2024, trajnerët e futbollit po fitojnë paga të mëdha. Këtu janë tetë trajnerët më të paguar në klubet botërore të...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova në panairin ndërkombëtar Sial 2024 në Paris që sivjet shënon përvjetorin e...
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tashmë i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidojë me...
    Vip19 Tetor 2024
    Dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Ana dhe Kevin po vazhdojnë të bisedojnë gjerë e gjatë rreth jetës së tyre...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa ka kundërshtuar edhe ish-konkurrentët e këtij formati. Ajo shprehet se “kush ka thënë që...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Gjesti ka biseduar me Drenushën, për diçka që jo të gjithë e flasin. Pra Gjesti,...
    Vip19 Tetor 2024
    Dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Ana dhe Kevin kanë nisur t’i shfaqin pëlqimet e para ndaj njëri-tjetrit. Më parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.