×
  • Lajme
  • Lajme

    Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, mision që përfaqëson qeverinë e SHBA-së në këtë organizatë, në një përgjigje të kthyer për udhëheqësen e OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, thotë se SHBA e mbështet një Kosovë demokratike dhe multietnike.

    Në këtë përgjigje, ajo përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se SHBA mbështet normalizimin e marrëdhënieve që përfundon me njohje reciproke mes të dyja vendeve, raporton Gazeta Express.

    “Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kosovën si një demokraci sovrane, multietnike dhe u kërkon liderëve të saj që të promovojnë një shoqëri që respekton të drejtat dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç është rënë dakord nga të dyja vendet, është thelbësor për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara besojnë se normalizimi duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi të dyja kërkojnë të realizojnë aspiratat e tyre për në BE”.

    Brucker gjithashtu shkruan se SHBA njeh përpjekjet e misionit dhe ekipit të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike në nivel lokal përmes dialogut, ndërsa adresoi edhe shqetësimet për kufizimet financiare për Misionin e OSBE-së në Kosovë.

    Ajo ka falënderuar Taylor dhe ekipin e saj për përkushtimin për ta ndihmuar Kosovën të zbatojë reformat e nevojshme dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.

    “Ne mbesim të besimit se është për të ardhur keq që Kosova nuk është shtet pjesëmarrës i këtij organi dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë para këtij organi. Mezi presim ditën kur kjo mund të ndodhë”.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e OSBE-së me seli në Vjenë, Neil Holland, ka dhënë një deklaratë me rastin e...
    Lajme19 Tetor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka qenë pjesëmarrës dhe folës në Konferencën Shkencore për Dr. Rexhep Bojën. Hoxhaj, ish-kryediplomat, tha se Kosova...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë anëtarin e Bundestagut, Thomas Hacker, i cili është edhe raportues...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar hapi një “perspektivë të re”...
    Vip19 Tetor 2024
    Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka dhënë një mesazh për ‘dikë’. Se kush është ai...
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se disa...
    Sport19 Tetor 2024
    Pep Guardiola, thotë se është i gatshëm të japë këshilla për Manchester Cityn kur klubi të fillojë kërkimin për pasardhësin e tij....
    Lajme19 Tetor 2024
    Nga janari e deri më tash kanë përfunduar gjithsej 14 gërmime për të gjetur eshtrat  e qytetareve të Kosovës të vrarë dhe...
    Lajme19 Tetor 2024
    Mjeku Marko Jakshiq nga Lëvizja Kombëtare e serbëve të Kosovës ka thënë se është sekret i hapur që ish-kryetari i Listës Serbe,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.