×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajram Qerkini: Javën tjetër do të zhvillohen vlerësime të reja të gërmimeve

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Bajram Qerkini, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur ka deklaruar për “Front Online” se javën tjetër pritët të ketë gërmime në Koshare.

    Sipas tij, në atë lokacion dyshohet për dy persona të komuniteteve.

    “Brenda tjetrës javë, pritet të bëhet një vlerësim, ku besohet se janë dy vetë në Koshare, por të komuniteteve”, thotë Qerkini.

    Qerkini ka shprehur pakënaqësitë e tij karshi zhvillimeve të gërmimeve.

    “Ka vlerësime për gërmime, që kanë qenë edhe përpara e që kanë mbetur në gjysmë, por gërmime në varrezat të cilat kanë premtuar nuk ka. Por, për ato varreza që janë dakorduar mjerisht kanë thanë me Beogradin”, theksoi Qerkini.

    Tutje, Qerkini thotë se politika ka stagnuar nga Brukseli për çështjen e të pagjeturve.

    “Imazhet satelitore të sakta dhe bashkësia ndërkombëtare na kanë borxh për të treguar se ku janë ato. Organet shtetërore duhet të merren me procedura. Nuk janë në gjendje me pastruar institutin e mjekësisë ligjore. Politika ka stagnuar nga Brukseli”, ka përfunduar Qerkini për “Front Online”.

    Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur.

    Shumica prej tyre u gjetën, si rezultat i zhvarrimeve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi. /Front Online /

    Hoti: Këtë vit përfunduan 14 gërmime për të pagjeturit, pritët edhe 3 të tjera

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon...
    Lajme19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi u janë gjetur substanca narkotike. Rasti ka...
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se disa...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
      Më 13 tetor ShKShMK, ka vazhduar kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur më 5 shtator të këtij viti. Operacioni është zhvilluar...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuenton pjesë të ndryshme të Kosovës. Sot ai është ngjitur me një grup...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, është takuar me kryetaren e  Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, me të cilën tha kanë folur për...
    Lajme19 Tetor 2024
    Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën...
    Lajme19 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se zyrtarët e qeverisë nuk po reagojnë sa i përket rritjes së...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Ersekës së Shqipërisë, nën dyshimin se e ka thyer xhamin e dritares së banesës të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.