×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i FSK në Uashington, takon shefin e shtabit të ushtrisë amerikane, flasin për bashkëpunim bilateral

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2024” në Washington D.C, SHBA.

    Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se Jashari u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Randy A. George, ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive, stërvitjet e përbashkëta si dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta.

    Jashari falënderoi George për mbështetjen e vazhdueshme si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

    “Më pas Gjeneral Jashari u takua me Komandantin e Komandës së Asistencës Ushtarake të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Brigade Allan J. Pepper, ku u diskutua lidhur me asistencën në projektet e sistemeve të armatimit, pakot e trajnimit si dhe fusha tjera përkatëse”, tha FSK.

    Përveç pjesëmarrjes në sesionet kryesore të konferencës dhe panairit, FSK thotë se Jashari gjithashtu u takua me përfaqësuesit e disa prej agjencive kyçe të mbrojtjes me fokus të veçantë rreth bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.

    “Po ashtu, u njoftua me zhvillimet më të fundit teknologjike, përmes prezantimeve informuese dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në aktivitetet përkatëse, Gjeneral Jashari theksoi rëndësinë e madhe dhe mundësinë e shkëlqyer që ka pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar, për të vlerësuar faktin që krahas ndryshimit të kontekstit gjeopolitik, avancimit të teknologjisë ushtarake dhe avancimit të bashkëpunimit me shtetet aleate”.

    “Vizita e Gjeneral Jasharit është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përderisa FSK po hyn në fazën përfundimtare të procesit të tranzicionit. Gjithashtu kjo vizitë shprehu rëndësinë e partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha FSK./Express/

     

     

     

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabinierëve (IGC) të Moldavisë është vendosur për të marrë pjesë, me rotacion,...
    Lajme19 Tetor 2024
    Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon...
    Lajme19 Tetor 2024
    Bajram Qerkini, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur ka deklaruar për “Front Online” se javën tjetër pritët të ketë gërmime në...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria aktuale pagën në sektorin publik e ka...
    Lifestyle19 Tetor 2024
    Trajneri i fitnesit, Agron Islami, tregon arsyen se përse është e rëndësishme që trupi i njeriut të ushqehet tri herë në ditë....
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot u zotua për mbështetjen e tij për planin e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës mbi...
    Lajme19 Tetor 2024
      Më 13 tetor ShKShMK, ka vazhduar kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur më 5 shtator të këtij viti. Operacioni është zhvilluar...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuenton pjesë të ndryshme të Kosovës. Sot ai është ngjitur me një grup...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, është takuar me kryetaren e  Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, me të cilën tha kanë folur për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.