×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandant Jashari me vizitë zyrtare në ShBA, diskuton për bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2024” në Uashington D.C, ShBA.

    Fillimisht, Jashari u takua me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Randy A. George, ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive, stërvitjet e përbashkëta si dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta.

    “Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin George për mbështetjen e vazhdueshme si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e FSK-së, transmeton Klankosova.tv.

    Më pas, sipas njoftimit, Jashari u takua edhe me komandantin e Komandës së Asistencës Ushtarake të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Brigade Allan J. Pepper, ku u diskutua lidhur me asistencën në projektet e sistemeve të armatimit, pakot e trajnimit si dhe fusha tjera përkatëse.

    Përveç pjesëmarrjes në sesionet kryesore të konferencës dhe panairit, Jashari gjithashtu u takua me përfaqësuesit e disa prej agjencive kyçe të mbrojtjes me fokus të veçantë rreth bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes. Po ashtu, u njoftua me zhvillimet më të fundit teknologjike, përmes prezantimeve informuese dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    “Në aktivitetet përkatëse, Gjeneral Jashari theksoi rëndësinë e madhe dhe mundësinë e shkëlqyer që ka pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar, për të vlerësuar faktin që krahas ndryshimit të kontekstit gjeopolitik, avancimit të teknologjisë ushtarake dhe avancimit të bashkëpunimit me shtetet aleate”.

    “Vizita e Gjeneral Jasharit është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përderisa FSK po hyn në fazën përfundimtare të procesit të tranzicionit. Gjithashtu kjo vizitë shprehu rëndësinë e partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha e BKK-së, Blerina Rogova-Gaxha,...
    Lajme19 Tetor 2024
    Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u hap tenda ku pjesëmarrësit mund të...
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci që të jap dorëheqje, pasi që sipas...
    Të tjera
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë. “Viktima femër kosovare ka...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Prishtinë, u arrestua një person i cili dyshohet se e hodhi një pistoletë nga vetura. “Është arrestuar i dyshuari...
    Lajme19 Tetor 2024
    Njëjtë si Hani i Elezit, ka disa ankesa edhe nga komuna e Vushtrrisë për furnizimin e teksteve shkollore për nxënësit. Drejtori i...
    Vip19 Tetor 2024
    Mbrëmë opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Milaim Zeka ka bërë një paralajmërim lidhur me zhvillimet në shtëpi. Sipas Zekës, meshkujt në...
    Sport19 Tetor 2024
    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë. Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante...
    Lajme19 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani e ka nderuar William Walkerin, Daniel Friedin, Josh Blackun, Mira Ricardelin dhe Tom Lantosin e ndjerë, me Urdhrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.