×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Nuk ekzistojnë sukesese të Qeverisë Kurti

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria aktuale pagën në sektorin publik e ka rritur vetëm për 6.8 euro dhe atë në një situatë të rënd ekonomike në të cilën gjendet vendi.

    Shala, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i tha Ekonomia Online, se kjo Qeveri e ka vështirësuar jetën e qytetarëve duke rritur 100 për qind tatimet në pronë për ekonomitë familjare e 200 për qind për bizneset.

    Ai është shprehu kështu duke komentuar deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se nga raporti i fundit i ASK-së për vitin 2023 paga mesatare në sektorin publik ishte rritur me 18% krahasuar me nivelin e vitit paraprak. Shala ka theksuar së vetëm brenda një mandati të kësaj Qeveria ka shtrenjtim të energjisë për 120 për qind.

    Sipas tij, rezultatet e kësaj Qeverie janë inekzistente, përderisa asnjë nga projekte infrastrukturore nuk kanë përfunduar.

    “Rritja e pagës prej 6.8 cent vërtet ka ndodhur në një situatë jashtëzakonisht të rënd ekonomike të vendit. Ne tashmë kemi po nga kjo qeveri rritjen 100 për qind të tatimit në pronë për ekonomit familjare. Kemi 200 për qind të tatimit në pronë për bizneset, kemi një inflacion prej rreth 35 deri 40 për qind brenda një mandati qeverisës”.

    “Kemi shtrenjtim të energjisë për 120 për qind, pra brenda një mandati. Sot si as një herë tjetër kemi rreth 5 miliard euro deficitin tregtar, duhet rritjen e eksporteve. Kemi me mijëra të rinj që si rezultat i pa aftësisë për tu punësuar këtu dhe pamundësisë për tu punësuar që e lëshojnë vendin. Rezultatet e kësaj Qeverie janë jashtëzakonisht të dobëta për të mos thënë inekzistente, sot asnjë nga projekte infrastrukturore nuk kanë përfunduar. Sot nuk kanë përfunduar asnjë nga investimet kapitale të proklamuara”, ka thënë ai.

    Ai shtoi se me këtë Qeveri, Kuvendi i Kosovës debaton për mungesë të ushqimit për ushtarët e FSK-së, duke shtuar se këto janë situata që nuk kanë ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës.

    “Sot AKP-ja vazhdon punën sipas praktikave dhe metodologjisë së vjetër, sot nuk ekziston Fondi Sovran, sot tenderët një burimor dominojnë në skenën politikë dhe ekonomike të vendit. Kuvendi i Kosovës debaton për situata të pa qene ndonjëherë në historinë e shtetit tonë, për ushqimin e trupave të ushtrisë tonë. Nuk ka gjë më mizëri që të kemi debat çështjen e ushqimit të sigurisë”, ka thënë ai.

    Deputeti i PDK-së ka komentuar edhe rritjen e pensioneve nga ana e Qeverisë, për të cilat ka thënë se kjo rritje nuk i plotëson parametrat e nevojshëm për gjendjen ekonomike të pensionisteve.

    Ai është shprehur se qeveria ka bërë ndarje në mesë kategorive të dala nga luftë, kështu sipas tij, duke bërë shkelje e të drejtave elementare.

    “Në asnjë situatë do të thotë nuk i plotëson parametrat e nevojshëm për gjendjen ekonomike të pensionisteve, kur i shtojmë kësaj që kjo kategori ka bërë një ndarje Qeveria në mesë kategorive të dala për luftë, të cilat praktikisht gjatë këtij viti fare nuk i prek kjo rritje. Kjo është definitivisht edhe shkelje e të drejtave elementare, vlerat më sublime të këtij shteti, të këtij populli kanë mbetur jashtë trajtimit, vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në administratën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, John Bolton, ka...
    Lajme19 Tetor 2024
    Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha e BKK-së, Blerina Rogova-Gaxha,...
    Lajme19 Tetor 2024
    Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u hap tenda ku pjesëmarrësit mund të...
    Të tjera
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ranillukë për fotografime dhe incizime të paautorizuara. Siç thuhet...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë. “Viktima femër kosovare ka...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Prishtinë, u arrestua një person i cili dyshohet se e hodhi një pistoletë nga vetura. “Është arrestuar i dyshuari...
    Lajme19 Tetor 2024
    Njëjtë si Hani i Elezit, ka disa ankesa edhe nga komuna e Vushtrrisë për furnizimin e teksteve shkollore për nxënësit. Drejtori i...
    Vip19 Tetor 2024
    Mbrëmë opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Milaim Zeka ka bërë një paralajmërim lidhur me zhvillimet në shtëpi. Sipas Zekës, meshkujt në...
    Sport19 Tetor 2024
    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë. Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.