×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Arsimit në Klinë: Kemi vonesa me subvencionimi e prindërve për blerjen e librave

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdiu ka folur për “Front Online” lidhur me problemet që po përballen për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

    Sejdiu tha se në këtë vit të ri shkollor përveç furnizimit me libra e kanë pas edhe një sfide tjetër.

    “Në përgjithësi janë furnizuar por ka pas mungesa të vogla që disa nxënës nuk kanë pas tekste. Kemi probleme me subvencionimin e librave që s’po ju dalin mjetet prindërve, jemi drejtuar te MASHT-i, tash po presim përgjigje”, theksoi Sejdiu për “Front Online”.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vitin e kaluar kishte marrë vendim që pajisjen e nxënëseve me tekste shkollore ta bëjë nëpërmjet platformës e-Kosova, duke i subvencionuar financiarisht prindërit për blerjen e librave, njëjtë veproi edhe këtë vit.

    Kjo metodë e furnizimit të nxënësve me libra shkollorë, përfshirë edhe vonesat e shkaktuara nga shtëpitë botuese, ishte kritikuar nga opozita dhe ekspertët e fushës.

    Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.  / Front Online /

    Gati dy muaj pas fillimit të mësimit shumë nxënës pa libra

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryetari i Këshillit të Kongresit të Intelektualëve Boshnjakë të Kosovës, profesori universitar Mejdin Saliji, e konsideron vendimin e Qeverisë së Kosovës për...
    Lajme19 Tetor 2024
    Komisioni Evropian do ta miratojë së shpeshi paketën vjetore të zgjerimit dhe raportin e progresit për vendet e përfshira në procesin në...
    Lajme19 Tetor 2024
    Njëjtë si Hani i Elezit, ka disa ankesa edhe nga komuna e Vushtrrisë për furnizimin e teksteve shkollore për nxënësit. Drejtori i...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani e ka nderuar William Walkerin, Daniel Friedin, Josh Blackun, Mira Ricardelin dhe Tom Lantosin e ndjerë, me Urdhrin e...
    Lajme19 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani i ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë Ambasadorin William Walker, Kongresistin e ndjerë Tom Lantos,...
    Lajme19 Tetor 2024
    Imami i xhamisë në fshatin Rubovc të Lipjanit, ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë tentuar të hapin me forcë...
    Lajme19 Tetor 2024
    Autoritetet ndërkombëtare por edhe ato të NATO-s gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me mungesën e progresit në dialogun Kosovë-Serbi....
    Lajme19 Tetor 2024
    Drejtori i Arsimit në Han të Elezit: Ende s’janë siguruar librat për të gjithë nxënësit Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit...
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë, nën dyshimin për dhunë në familje. Të arrestuarit janë bashkëshorti i viktimës dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.