×
  • Lajme
  • Lajme

    Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën siç do dëshironim

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Autoritetet ndërkombëtare por edhe ato të NATO-s gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me mungesën e progresit në dialogun Kosovë-Serbi.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur shqetësime për mungesën e përparimit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Operacionet e NATO-s në Kosovë, ishin temë diskutimi edhe në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.

    Angazhimi i NATO-s për siguri në Kosovë nuk ndryshon. Këtë e theksoi edhe Rutte, i cili tha se anëtarët e NATO-s do të vazhdojnë të punojnë për sigurinë në rajon. “Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha sekretari Rutte.

    Rutte: Jemi të ndërgjegjshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor

    Siguria është njëra anë, kurse ecja përpara në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve është ana tjetër. Këtu ka vite që ngecja e situatës rrit tensionet. Rutte shprehet i vetëdijshëm për këtë. “Do të thotë se ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk është duke ecur siç do të dëshironim”, vazhdoi Rutte.

    Aleanca Veriatlantike aktualisht ka në Kosovë mbi 4 mijë e 400 trupa të cilat kujdesen për sigurinë dhe mbrojtjen e kufijve të Kosovës.

    Rohde: Palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëra-tjetrën

    Mungesën e progresit në dialogun Kosovë-Serbi e vuri në pah në Prishtinë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, pas një tryeze diskutimi lidhur me Procesin e Berlinit që zhvilloi punimet gjatë javës.

    “Pritshmëritë tona janë që palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëra-tjetrën, dhe kanë vullnet politik për të arritur progres, sepse, për momentin nuk ka shumë progres në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku. Për qytetarët e rajonit, dhe veçanërisht të Kosovës dhe Serbisë, është e rëndësishme që të ketë lëvizje, që ne të ecim përpara”, tha Rohde, duke shprehur bindjen se strukturat e reja evropiane do të kërkojnë më shumë progres në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Jam i sigurt se emisari Lajçak dhe ekipi i ri në Komisionin Evropian duan progres dhe në fund qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Të dyja vendet dhe të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim të mundshëm në BE”, tha ambasadori Jörn Rohde.

    Takim i ri në Bruksel në nivel kryenegociatorësh

    Javën e ardhshme më 24 tetor është konfirmuar se në Bruksel do të mbahet një raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve, ndonëse, akoma nuk është e qartë nëse do të ketë një takim trepalësh, pas dështimit të herës së fundit për një të tillë.

    Autoritetet ndërkombëtare muajt e fundit kanë adresuar kritika të ashpra ndaj Kosovës për ato që ata i kanë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Kosova tashmë ka mbyllur komunat paralele serbe në Kosovë dhe zyrat e Postës së Serbisë, veprime këto që u kritikuan nga autoritetet ndërkombëtare./DW

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha e BKK-së, Blerina Rogova-Gaxha,...
    Lajme19 Tetor 2024
    Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u hap tenda ku pjesëmarrësit mund të...
    Lajme19 Tetor 2024
    Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën...
    Të tjera
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ranillukë për fotografime dhe incizime të paautorizuara. Siç thuhet...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë. “Viktima femër kosovare ka...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Prishtinë, u arrestua një person i cili dyshohet se e hodhi një pistoletë nga vetura. “Është arrestuar i dyshuari...
    Lajme19 Tetor 2024
    Njëjtë si Hani i Elezit, ka disa ankesa edhe nga komuna e Vushtrrisë për furnizimin e teksteve shkollore për nxënësit. Drejtori i...
    Vip19 Tetor 2024
    Mbrëmë opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Milaim Zeka ka bërë një paralajmërim lidhur me zhvillimet në shtëpi. Sipas Zekës, meshkujt në...
    Sport19 Tetor 2024
    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë. Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.