×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Emigrantët e ardhur në Shëngjin duhet të kthehen në Itali, vendos Gjykata në Romë

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Vetëm pak ditë pasi nisi, “skema historike” e Italisë për dërgimin e azilkërkuesve në qendra të ndalimit në Shqipëri ka ngecur.

    Njësia e imigracionit në Gjykatën e Romës vendosi të premten se emigrantët e dërguar nga Italia në Shqipëri nuk mund të paraburgosen. Kjo do të thotë se ata duhet të lirohen – por meqenëse s’mund të lirohen në Shqipëri shkaku i marrëveshjes – ka të ngjarë të kthehen në Itali, raporton “Politico”.

    Qendrat të cilat janë ndërtuar në Gjadër, disa kilometra larg portit të Shëngjinit, u bën funksionale të mërkurën kur 16 emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti mbërritën me anije nga Italia.

    Por pak pasi përfundoi procesi i identifikimit, katër prej tyre u desh të ktheheshin në Itali. Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, në qendrat shqiptare mund të dërgohen vetëm meshkujt e rritur që nuk konsiderohen vulnerabël dhe që vijnë nga “vende të sigurta”. Dy u zbuluan se ishin nën 18 vjeç dhe dy të tjerë kishin probleme shëndetësore.

    Tani, edhe 12 të mbeturit duket se do të kthehen në Itali.

    Gjyqtarët në Romë cituan vendimin e 4 tetorit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, duke thënë se vendet e origjinës së emigrantëve nuk mund të kërkohen “si të sigurta” – siç thuhet në marrëveshjen mes dy shteteve.

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e ka përshkruar vendin që udhëheq si “model” për politikën e emigracionit pasi arriti marrëveshje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të dërguar deri në 30 mijë emigrantë në vit në qendrat shqiptare.

    Partia anti-imigrante “League”, e cila është pjesë e koalicionit të Melonit, e quajti vendimin e gjykatës “serioz dhe të papranueshëm”.

    Grupet e të drejtave të njeriut e mirëpritën vendimin.

    “Në një kohë kur udhëheqësit e BE-së synojnë të shtrembërojnë rregullat, sensin e shëndoshë dhe vlerat themeluese të bllokut, është inkurajuese të shohësh gjykatësit italianë që mbështesin sundimin e ligjit”, ka thënë Judith Sunderland, drejtore për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Human Rights Watch”.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Sekretariati i Etikës në Shqipëri ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët e PD-së, Elda Hoti dhe Petrit Doda nga zhvillimet e...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Gjermania nderoi të premten presidentin amerikan Joe Biden për kontributin e tij në marrëdhëniet transatlantike, përpara takimeve të tij me aleatët evropianë...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, edhe sot ka përmendur Kosovën në konferecën e tij të fundit që pati në pas...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Me synim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të qytetarëve si dhe parandalimit të dhunës në familje, Policia e Kosovës në Rajonin...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Gjermania nderoi të premten presidentin amerikan Joe Biden për kontributin e tij në marrëdhëniet transatlantike, përpara takimeve të tij me aleatët evropianë...
    Lajme18 Tetor 2024
    Në kuadër të projektit Mbështetja Ushtarake për Autoritetet Civile dhe vizitave në sektorët e infrastrukturës kritike, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së...
    Lajme18 Tetor 2024
    Më 24 tetor në Bruksel do të zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve nën ndërmjetësimin...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ushtarak nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe nga të FSK-së, janë trajnuar dhe certifikuar në Qendrën Ndërkombëtare të...
    Sport18 Tetor 2024
    Lista e lojtarëve më të shpejtë nga secili klub në Ligën Premier tashmë është zbuluar, me Micky Van de Ven dhe Erling...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.