×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 24 tetor takimet në Bruksel, fokusi te Marrëveshja e Ohrit

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Më 24 tetor në Bruksel do të zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

    Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, tha se në fokus të këtyre diskutimeve do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa tha se pala kosovare do të vazhdojë të jetë konstruktive.

    “Javën e ardhshme, më 24 tetor, do të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel, në nivel të kryenegociatorit. Në tërësi, fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit. Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces”, ka thënë ai për Express.

    Formati i takimeve do të varet nga diskutimet atje. Megjithatë, herën e fundit kur Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kryenegociator i palës serbe, ishin në Bruksel nuk pati takim trepalësh më 17 shtator kur u zhvilluan takimet.

    Bislimi pas dy takimeve që pati me ndërmjetësin Lajçak kishte thënë se takimi trepalësh nuk u realizua për shkak se pala serbe e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.

    Atë ditë, ZKM kishte njoftuar për takimin duke theksuar se “ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme”.

    “Kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit” thuhej në njoftim.

    Megjithatë, Petkoviq e kishte akuzuar Bislimin se nuk ka pranuar të takohet me palën serbe për shkak të insistimit të tij në tema si Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

    Ndërsa, Lajçak kishte shprehur keqardhje për mosrealizimin e një takimi trepalësh.

    “Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët, të Kosovës dhe të Serbisë, si dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, kishte shkruar atëherë Lajçak.

    Sot për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit ka folur këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i cili duke iu referuar letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, ku thoshte se Serbia tërhiqet nga marrëveshja, tha se fillimisht duhet të ketë kthim të besimit të marrëveshja dhe më pas zbatim të plotë të saj.

    “Marrëveshjen që e kemi arritur vitin e kaluar, qëndrimi i Kosovës është që ajo duhet të ketë zbatim të plotë dhe se në këtë drejtim duhet se pari të kemi një plan të sekuencimit për të cilin është duke punuar zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori Besnik Bislimi”, tha Zulfaj, duke shtuar: “Përderisa ata kanë dalë nga marrëveshja duhet që të kthehet besimin në marrëveshje dhe pastaj zbatimin plotë i saj. Nuk mund të ketë zbatim të pjesshme, por zbatim të plotë”.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Në kuadër të projektit Mbështetja Ushtarake për Autoritetet Civile dhe vizitave në sektorët e infrastrukturës kritike, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ushtarak nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe nga të FSK-së, janë trajnuar dhe certifikuar në Qendrën Ndërkombëtare të...
    Lajme18 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do...
    Të tjera
    Vip18 Tetor 2024
    Kanë mbetur më pak se shtatë orë deri në fillimin e edicionin të tretë të Big Brother VIP Kosova. Vëmendja për hapjen...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për...
    Lajme18 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti i Njësive Speciale të PK-së, në kampin e njësive speciale ‘Vrella’ ka mbajtur trajnimin: “Trajnim bazik për...
    Vip18 Tetor 2024
    Dy muaj pas pasi motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan Klea Prengën, avokati i blogeres ka deklaruar se ajo ndodhet në gjendje...
    Sport18 Tetor 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Gjilanit dhe Ferizajt në Superligën e Kosovës në futboll. Rezultati pas 45 minutave të...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, edhe sot ka përmendur Kosovën në konferecën e tij të fundit që pati në pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.