×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri shqiptar në takimin e NATO’s: Të ketë vëmendje të shtuar ndaj dinamikave hibride në veri të Kosovës

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha së në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel ka folur për rolin që ka KFOR në stabilitetin në rajon. Ai tha gjithashtu se ka bërë thirrje që të ketë një vëmendje të shtuar të NATO-s të shtuar ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve malinje, veçanërisht në veri të Kosovës.

    “Gjatë fjalës time në këtë sesion, theksova rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse të parandalimit dhe mbrojtjes, duke kërkuar vëmendje të shtuar për Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndava gjithashtu shqetësimin për sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni. Vlerësova gjithashtu rolin thelbësor të misionit KFOR në sigurimin e stabilitetit në rajon, ndërkohë që bëra thirrje për vëmendje të shtuar ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve malinje, veçanërisht në veri të Kosovës dhe ndaj zhvillimeve shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë ai pas takimit.

    Ai tha se është shumë i rëndësishëm komunikimi i qartë nga Aleanca për të lehtësuar dialogun politik midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevoja për veprime të shpejta për t’iu përgjigjur çdo ndryshimi në situatën e sigurisë.

    “Vlerësova në të njëjtën kohë edhe vendimet strategjike të NATO-s për integrimin Euro-Atlantik të rajonit dhe rikonfirmova se roli i KFOR-it është i pazëvendësueshëm për stabilitetin e Ballkanit duke shtuar se Shqipëria, nga janari 2025, do të rrisë praninë e saj në misionin EUFOR-ALTHEA”.

    Në ditën e dytë të Ministerialit ai tha se u diskutua mbi zbatimin e vendimeve të marra gjatë Samitit të Uashingtonit, progresin e bërë në forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes, si dhe u vlerësuan operacionet dhe misionet aktuale të Aleancës.

    “Gjatë Ministerialit, konfirmova angazhimin e Qeverisë shqiptare për investimet në krijimin e një infrastrukture solide për Vendin Pritës (“Host Nation”), që përfshin Korridorin VIII me pikë hyrëse në Bazën Detare të Porto Romanos, duke lehtësuar lëvizjen e shpejtë të forcave aleate në krahun juglindor të Aleancës”./Express/

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Është publikuar raporti i Komunitetit të Transportit – Siguria rrugore në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023. Komuniteti i Transportit i BE-së ka...
    Lajme18 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselaj, ka konfirmuar rastin e një lëndimi të një personi i cili...
    Lajme18 Tetor 2024
    Deputetja e BSW-së në Bundestag, Zaklin Nastić, ka punësuar një nacionalist serbo-gjerman si bashkëpunëtor. Edhe një vit pas sulmit rus, ai mori...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, edhe sot ka përmendur Kosovën në konferecën e tij të fundit që pati në pas...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, vlerëson se në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk...
    Lajme18 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën,...
    Vip18 Tetor 2024
    Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në nisjen e spektaklit madhështor të Big Brother VIP Kosova 3. Prezantuesi i këtij reality...
    Sport18 Tetor 2024
    Superliga vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë. Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës....
    Front TV18 Tetor 2024
    Këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se ajo duhet të zbatohet si e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.