×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ për zgjedhjet e 9 shkurtit: Votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër votimi

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime thelbësore edhe për procesin e votimit me kusht në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Ky lloj votimi, sipas KQZ-së, nuk do të bëhet i mundur në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Ky lloj votimi, do të mundësohet vetëm në qendrat e votimit të cilat do t’i caktojë KQZ-ja.

    Ky ndryshim i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme është prezantuar me anë të një videomesazhi nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime lidhur me votimin me kusht. Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të mundësohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në ueb faqen e KQZ-së dhe mjetet tjera të informimit”, thuhet në videon informuese të prezantuar nga Elezi.

    Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, numri i Qendrave të Votimit në 38 komunat e Kosovës ishte 888 Qendra Votimi dhe në secilën prej tyre ishte i mundur votimi me kusht.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Familja Krasniqi nga Smallusha e Lipjanit ka patur dhembje të dyfishtë. Dy vëllezër kanë ndërruar jetë brenda ditës. Lajmin për vdekjen e...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt SHBA-së, i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, deputeti, Besnik Tahiri,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një reagim pas pamjeve që publikoi deputeti i PDK’së, Ferat Shala, i cili tha se...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Kapiten Kemajl Haliti ka përfunduar me sukses “Kursin e Karrierës së Kapitenit Inxhinierik” në Fort Leonard Wood, Missouri të Shteteve të Bashkuara...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys në Aksaray të Turqisë....
    Lajme18 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia përparim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i...
    Lajme18 Tetor 2024
    Albert Maxhuni, anëtar i Kryesisë së NISMA-së ka kritikuar ashpër pushtetin aktual. Maxhuni deklaroi për "Front Online" se Qeveria ka abuzuar me...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Një 80-vjeçar në Shqipëri ka vdekur pasi u rrah nga një person i dehur, i cili rrahu edhe gruan 77-vjeçare e tashmë...
    Sport18 Tetor 2024
    Sot fillon java e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një pauze të shkurtër për shkak të ndeshjeve të kombëtareve,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.