×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i NISMA-së: Qeveria ka abuzuar me tenderët një burimor për të mbushur xhepat e miqve

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Albert Maxhuni, anëtar i Kryesisë së NISMA-së ka kritikuar ashpër pushtetin aktual.

    Maxhuni deklaroi për “Front Online” se Qeveria ka abuzuar me tenderët një burimor për të mbushur xhepat e miqve të tyre.

    “Gjatë tri viteve të qeverisjes Kurti, ka lidhur mbi 1000 tenderë një burimor, me një vlerë totale që kalon 270 milionë euro. Kjo është një skemë kriminale e drejtuar nga vetë qeveria, që ka mbushur xhepat e miqve dhe klaneve të tij mafioze”, u shpreh Maxhuni.

    Tutje, ai tha se tenderët një burimor e zhysin ekonominë e Kosovës.

    “Kjo është grabitje e organizuar e parasë publike, e cila i kushton qytetarëve dhe e zhyt ekonominë në krim dhe korrupsion”, thotë Maxhuni.

    Organizata INPO ka analizuar trendin e kontratave të nënshkruara përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2024 në të gjitha Autoritetet Kontraktuese në Kosovë. 161 kontrata me vlerë 15,817,596.99€ janë nënshkruar gjatë kësaj periudhe. Krahasuar me TM2 2024, vlera e përgjithshme e kontratave të nënshkruara përmes procedurave të negociuara pa publikimin e njoftimit për kontratë është rritur për 64%./ Front Online /

    Kontratat e korrupsionit

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se ajo duhet të zbatohet si e...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin për Europë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris....
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka ironizuar me opozitën. Ai ka thënë se Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka publikuar fotografinë nga votimi i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës. Në komentin e fotografisë, Molliqaj...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministria e Financave ka njoftuar se sot janë nënshkruar dy marrëveshje të grantit në kuadër të projektit “Energjia Efiçiente në Ndërtesat Publike...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një lojë futbolli me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin. Këtë e ka bërë...
    Sport18 Tetor 2024
    Komuniteti i triathlonit është në zi për një britanik 57-vjeçar dhe një meksikan 79-vjeçar. Të dy atletët humbën jetën në Kampionatin Botëror...
    Vip18 Tetor 2024
    Liam Payne vdiq nga traumat e shumta, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme pasi ra nga ballkoni i hotelit në katin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.