×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i arrestuar në Mitrovicë, kërkohej nga Gjermania për vra*sje

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e mbrëmjes, një 27 vjeçar i kërkuar nga shteti gjerman për veprat “Vrasje” dhe “Grabitje”.

    Arrestimi i të kërkuarit me inicialet G.V i lindur në vitin 1997 është kryer në qytetin e Mitrovicës.

    “Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite FIT, sonte më 17.10.2024, në orët e mbrëmjes në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes se veprave penale, Vrasje dhe Grabitje.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.”, thuhet në njoftim.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Enver Hasani, Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka rrezikuar shtetin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Hoti tha se kjo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Ai...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së  Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, duke folur për raportin e fundit të Bankës Botërore, ku ndër të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Këtë tetor, René Clinic i ka dedikuar përpjekjet e saj nderimit të forcës dhe qëndresës së grave që kanë fituar një nga...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet e tij me qytetarë në fshatin Zaskok të Ferizajt, tek familja Çerkini. Abdixhiku përmes...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë në Itali, me ftesë të presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Presidenti...
    Lajme17 Tetor 2024
    Aanëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur  me raportin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.