×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: Bojkotimi i seancave thellon ndasitë mes pushtetit e opozitës

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, punën e Kuvendit të Kosovës, kohëve të fundit, e ka vlerësuar si të paprecedent, ngase sipas tij, volumi i punës është aq i madh e ndërkohë ka bojkotim të seancave nga partia në pushtet, e që, sipas tij, kjo e fundit do të duhej të siguronte mbarëvajtjen e punës në Kuvend.

    “Edhe pse ka kaluar një muaj kur ka nisur sesioni vjeshtor i punës së Kuvendit dhe kanë ngelur edhe rreth dy muaj deri në përmbyllje të punës së Legjislaturës, nuk është arritur të ketë asnjë seancë të vetme në të cilën do të votoheshin projektligje, në mungesë të kuorumit”, tha Cakolli. Ai tutje shtoi se në disa raste ka edhe mbingarkime me rendin e ditës dhe një sërë fenomenesh tjera negative.

    Sipas Cakollit partia në pushtet në mungesë të numrave po tenton të pengojë edhe punën e Kuvendit, duke ua pamundësuar opozitës ushtrimin e rolit të saj – të drejtën për të diskutuar.

    Ai u shpreh kritik edhe ndaj punës së deputetëve në krijimin e një konsensusi në miratimin e disa ligjeve që do të ndikonin në të mirë të qytetarëve të vendit.

    “Ajo çfarë ka ngjarë në javët e fundit është një shpërfaqje klasike e një tendence bojkotuese të punës së Kuvendit , që ka rezultuar në thellim të ndasive në mes të partisë në pushtet dhe partive të tjera opozitare”, tha Cakolli./RTK

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi  ka deklaruar se pas mungesës së pozitës në tri seanca të jashtëzakonshme, qytetarët e kanë kuptuar se...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje me dron të rrugës në ndërtim Prishtinë-Podujevë. Punimet e kësaj rrugë ai i ka...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati. Kjo pasi Murati, ka...
    Të tjera
    Vip17 Tetor 2024
    Dy opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari e Milam Zeka, tashmë janë gati për shoun special televiziv që nga...
    Lajme17 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka reaguar pas raportit të sotëm të Bankës Botërore, i cili e radhitë Kosovën në vendin e fundit...
    Lajme17 Tetor 2024
    Isak Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e kritikoi ashpër mospranimin e deputetëve të Vetëvendosjes në seancat e jashtëzakonshme. Ai e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Gjykata Supreme pas shqyrtimit të kërkesës së Gjykatës Themeloren në Prishtinë “për dhënie të mendimit juridik përkitazi me nenin 303 par.7 të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Valentina Bunjaku-Rexhepi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kritikoi ashpër  veprimin e Vetëvendosje për bojkotimin e seancave  duke e cilësuar mungesën e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Sot gjatë ditës ka ndërruar jetë Halil Pajazitaj, babai i Donjeta Pajazitaj. 72 vjeçari ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër Varrimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.