×
  • Lajme
  • Lajme

    Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në Dialog, vlerëson qeverinë për lejimin e mallrave serbe

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    OSBE-ja në Kosovë është bërë me Ushtrues Detyre të Shefit të Misionit.

    Këtë organizatë, pas largimit të ambasadorit Michael Davenport, do ta drejtojë Cornelia Taylor.

    Kjo e fundit, ditën e sotme iu adresua Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

    Veç saj, fjalim mbajti edhe ambasadori britanik në OSBE, Neil Holland.

    Duke iu referuar raportit të Taylor të prezantuar në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Holland tha se Mbretëria e Bashkuar ndan vlerësimin në Raport “për mungesën shqetësuese të progresit drejt normalizimit Kosovë-Serbi, i cili vazhdon të ketë implikime negative për jetën e përditshme të qytetarëve të zakonshëm dhe për stabilitetin më të gjerë në Ballkanin Perëndimor”.

    “Në këtë kontekst, ne mirëpresim vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të hyrjes për mallrat serbe, si një hap pozitiv drejt mundësimit të tregtisë së lirë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, dhe duke u dhënë qytetarëve në të gjithë rajonin mundësinë për të korrur përfitimet ekonomike nga përafrimi më i afërt me fqinjët e tyre evropianë”, ka thënë ndër të tjera Holland.

    Ai tha se Britania vazhdon t’u bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse, “duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

    Mbretëria e Bashkuar, tha Ambasadori Holland, do të vazhdojë të inkurajojë Kosovën që të sigurojë që komunitetet joshumicë të mund të luajnë një rol të plotë dhe të barabartë në të ardhmen e vendit.

    “Ne kemi qenë të qartë me të gjithë bashkëbiseduesit se çdo veprim që ndikon në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera joshumicë kërkon konsultim të kujdesshëm me miqtë e Kosovës dhe partnerët e sigurisë, për të shmangur nxitjen e tensioneve dhe disfavorizimin e më të cenuarve. Të gjitha komunitetet joshumicë duhet të jenë të lira të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike dhe të integrohen më tej në shoqërinë kosovare”.

    “Ne vazhdojmë t’i inkurajojmë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në procesin demokratik, të marrin role në shërbimin publik dhe t’i shërbejnë komuniteteve të tyre”, potencoi ambasadori britanik në OSBE, Neil Holland.

    Më tej, ai u ndal edhe te rasti Banjska i vitit të kaluar, teksa tha se Mbretëria e Bashkuar rithekson rëndësinë e garantimit të drejtësisë dhe llogaridhënies për të gjitha aktet e dhunës.

    “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet për të mbajtur përgjegjësinë për sulmin tronditës në Banjskë në shtator 2023 dhe ndaj trupave të KFOR-it të NATO-s në maj 2023, dhe të veprojë në luftimin e kontrabandës së armëve ndërkufitare”, deklaroi Holland.

    Ambasadori britanik në OSBE ripotencoi përkushtimin e vendit të tij ndaj Kosovës.

    “Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e kamotshme dhe e fortë e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim një demokraci gjithëpërfshirëse, të larmishme dhe multietnike në Kosovë dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në sistemin ndërkombëtar”, u shpreh Neil Holland, ambasador britanik në OSBE.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i ri i kryenegociatorëve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të enjten e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme Marina Dimovska, vizitën e punës në Berlin e filloi me takim...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi sipas një raporti të Bankës Botërore në Kosovë janë të punësuar vetëm 37 për...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Gunter Sautter, që në takim u...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ka bërë të ditur se ka pritur këshilltarin e lartë amerikan për implementimin e sistemit të...
    Sport17 Tetor 2024
    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, është shprehur tejet i lumtur që ishte pjesë e Dardanëve për dy ndeshjet e muajit...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka nevojë për një qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit. “Kosova...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur nënshkrimi i kontratave për gjeneratën e 61-të të kadetëve policorë. Në njoftimin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Javën e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.