×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me Sautter, diskutojnë për rezultatet e Procesit të Berlinit

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Gunter Sautter, që në takim u shoqërua nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Kryeministri e falënderoi Sautter për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën dhe mbështetjen diplomatike, ushtarake dhe ekonomike të Gjermanisë ‘e cila ka qenë thelbësore për çlirimin, pavarësimin dhe ndërtimin e zhvillimin e vendit tonë’.

    Sipas një komunikate për media, në këtë takim u bisedua për rezultatet e Procesit të Berlinit, përfshirë gjashtë takimet ministeriale, dhe vlerësuam si arritje të rëndësishme marrëveshjen e re për Qasjen në Arsimin e Lartë dhe Deklaratën për Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) 2025–2028.

    “Gjatë takimit u diskutua për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për bashkëpunimin rajonal, dialogun në Bruksel dhe integrimet euro-atlantike”, thuhet në komunikatë.

    Kurti e uroi Sautter për pozitën e re në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i ofroi bashkëpunimin e plotë në avancimin e agjendës së përbashkët në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë dhe lirive themelore.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, ka njoftuar se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ka bërë të ditur se ka pritur këshilltarin e lartë amerikan për implementimin e sistemit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka nevojë për një qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit. “Kosova...
    Të tjera
    Vip17 Tetor 2024
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Liam Payne, i cili dyshohet se ra nga ballkoni...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Ukraina do t’i bashkohet Aleancës si vendi i 33 apo 34-të në...
    Lajme17 Tetor 2024
    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli vazhdon të insistojë që në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, ka biseduar në telefon me kriminelin Radoiçiqiq,...
    Sport17 Tetor 2024
    Trepça është mposhtur në shtëpi nga Ludwigsburgu në FIBA Europe Cup. Kampionët e Kosovës iu afruan disa herë barazimit, por megjithatë mysafirët...
    Sport17 Tetor 2024
    Dardan Berisha pritet të paraqitet shumë shpejtë dhe para afatit kalimtar për Pejën. Siç ka mësuar ekskluzivisht nga “Asisti”, skuadra e Pejës...
    Lajme17 Tetor 2024
    Iniciativa CorrWatch, ka shprehur shqetësim për krijimin e gjendjes emergjente dhe shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, sipas tyre, në mënyrë të kundërligjshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.