×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe zgjidhet “Lojtari i Muajit” te Real Madridi

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Më në fund, për Kylian Mbappen ka ardhur një lajm i mirë.

    Pas skandalit që u përfshi në javët e fundit për përdhunimin e një gruaje në Suedi, ylli francez më në fund ka arsye të buzëqesh.

    25 vjeçari është zgjedhur sot “Futbollisti i Muajit” shtator në Real Madrid falë formës së shkëlqyeshme që e shfaqi në muajin e kaluar, përcjell “Gazeta Express”.

    Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit i shënoi gjashtë gola në pesë ndeshje në shtator, të cilat ia mundësuan ta fitojë këtë çmim prestigjioz që ndahet nga klubi.

    Duke folur për faqen zyrtare të klubit, përfaqësuesi francez i falënderoi tifozët e Realit dhe u zotua se do të mundohet ta ndihmojë ekipin që t’i fitojë ndeshje dhe ta fitojë rregullisht këtë çmim.

    “Jam mjaft i lumtur dhe mirënjohës ndaj tifozëve të Real Madridit. Është nder të jem lojtari i muajit. Gjëja më e rëndësishme është t’i fitojmë ndeshjet gjatë këtij muaji dhe të jem në gjendje ta fitoj përsëri këtë çmim”, deklaroi Mbappe.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Sport17 Tetor 2024
    Trepça është mposhtur në shtëpi nga Ludwigsburgu në FIBA Europe Cup. Kampionët e Kosovës iu afruan disa herë barazimit, por megjithatë mysafirët...
    Sport17 Tetor 2024
    Dardan Berisha pritet të paraqitet shumë shpejtë dhe para afatit kalimtar për Pejën. Siç ka mësuar ekskluzivisht nga “Asisti”, skuadra e Pejës...
    Sport17 Tetor 2024
    UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë për transmetimin e mesazheve që nuk iu përshtaten eventeve sportive. Për këtë veprim...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme kanë vizituar komunën paralele...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ka bërë të ditur se gjatë 2024 rreth 86 % e amvisërive paguan çmime vetëm...
    Lajme17 Tetor 2024
    Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takojë mërgatën në Francë. Lajmi u bë i ditur nga një postim i...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Gjatë protestës së deputetëve të opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë ka pasur një mosmarrëveshje me tone të lartë mes drejtuesve të gardës...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se me dhimbje ka pranuar lajmin se ka ndërruar jetë Tina Kaidanow, mike...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar sot në lidhje me investimin në armatim. Ai përmes një postimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.