×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 900 dosje të krim’eve të luftës, Haxhiu akuzon EULEX-in e UNMIK-un: Qëllimisht s’i kanë trajtuar këto lëndë

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 25-vjetorit ka mbajtur ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se punën që është dashur që ta bëjnë institucionet në trajtimin e këtyre rasteve e kanë bërë organizatat joqeveritare.

    Sipas Haxhiut, UNMIK-u dhe EULEX-i nuk i kanë trajtuar krimet siç duhet, madje shtoi se qëllimisht nuk janë trajtuar dosjes e krimeve të luftës, ani pse viktimat e dhunës kanë pasur besim dhe kanë rrëfyer rastin e tyre.

    “Atë që institucionet nuk e kanë bërë me kohë, e kanë bërë organizatat e shoqërisë civile. Me shpresën se rastet e dënimit të shtohen. Është vonë jemi 25 vite, por ne kemi nisur punën para dy viteve. Unë kam thënë edhe më herët as UNMIK-u as ELUEX-i nuk ka trajtuar krimet siç duhet. Mendoj që qëllimshëm nuk janë trajtuar dosjes e krimeve të luftës, dhe më vjen keq për të, nuk kemi parë drejtësi nga këto misione”.

    “Në përgjithësi ka munguar vullneti për të adresuar këto krime. Ku janë ato dëshmi, kur viktimat kanë dhënë dëshmi ku janë ato nuk ka dhënë askush përgjegjësi për të. Ne nuk mundemi ta ndërrojmë historinë, është proces i ndjeshëm përgjatë këtyre dy viteve. Kemi pasur takime të shumta me viktimat e dhunës seksuale“, ka thënë Haxhiu.

    Drita Hajdari, ish-prokurore speciale në Departamentin e Krimeve të Luftës, tha se nga viti 2016 deri në vitin 2018, nuk ka pasur raste të raportuara të dhunës seksuale nga konflikti.

    “Rasti i parë doli kur një e mbijetuar iu drejtua me guxim zyrës së prokurorit. Kjo e mbijetuar ishte përballur më parë me zhgënjime si me EULEX-in ashtu edhe me UNMIK-un. Unë jam prokuroria e parë e cila ngriti aktakuzën për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovës. Kjo mundësi më është dhënë mjaftë vonë. Kjo mundësi i është dhënë nga UMNIK-u dhe EULEX. Kam punuar në Prokurorinë Speciale dhe në vitin 2016 u emërova udhëheqëse e Departamentit. Me pranimin e të gjitha rasteve në 2018 ku ishin 900 raste të krimeve të luftës dhe 2 mijë të zhdukur nuk ishin asnjë për dhunë seksuale gjatë luftës. Ishte vetëm një rast i Vasfie Krasniqi i cili ka dështuar tashmë e dini. Rasti i parë në të cilën është ngritur aktakuza ashtu që viktima me erdhi në zyre dhe ishte mjaftë e shqetësuar faktin që kishe dhënë dëshmi në EULEX dhe UMNIK-ut dhe asgjë nuk kishte ndodhur”.

    “Viktimën e mora në pyetje dhe erdha në ide të shmangu ardhjen e viktimës në prokuro dhe është zhvilluar në prani të psikologes. Në QKRMT, e mbijetuara u prit në një mjedis të sigurt, ku u bë marrja në pyetje në prani të psikologut për të siguruar mirëqenien e saj emocionale. Pas marrjes në pyetje të viktimës janë zhvilluar hetimet tjera dhe isha ballafaquar me sidën tjetër të mbrojë identitetin e saj sepse refuzonte t’i zbulohej. Gjykimi ka qenë një sfidë tjetër, viktima e përjetoi shumë rëndë ballafaqimin e kryesit të veprës, por e mbante kokën lartë, madje në një moment ku i akuzuari i është drejtuar me një provokim ndaj viktimës, ajo kishte aq fuqi sa që i është ngrit në këmbë dhe i tha shikom në sy ti je ai që e ke kryer krimin dhe ma ke shkatërruar jetën. Gjykimi përfundoi me shpalljen fajtor të kryesit të veprës. Dënimi është bërë me 13 vjet burgim, ky model i krijuar është aplikuar edhe në rastet e tjera të cilat kanë pësuar pas këtij rasti”, ka thënë Hajdari.

    Feride Rushiti, drejtoresh e QKRMT-së ka theksuar se shpirti i viktimave të dhunës seksuale nuk gjen qetësi pa pasur përkrahje dhe drejtësi.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Behgjet Pacolli, për si pretendon Pacolli, në një bisedë...
    Lajme17 Tetor 2024
    Për të 14-tën herë më radhë, kirurgu i fëmijëve nga Australia, Paddy Dewan së bashku me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike,...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, njoftoi së është në Paris, ku ka pasur takime me zyrtarë të lartë...
    Të tjera
    Vip17 Tetor 2024
    Aktorja e modelja e njohur shqiptare Megi Pojani, nuk po i kursen videot provokuese në rrjete sociale. Gjatë mbrëmjes, ajo publikoi një...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, hodhi poshtë pretendimet e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila e përjashtoi nga...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar që shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Kosovës të regjistruar...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqi ka dhënë detaje të tjera, pas publikimit nga Nacionale të komunikimeve mes Dejona Mihalit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Njohësi i politikës, Fidan Ukaj, e vlerësoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Bosnjës...
    Lajme17 Tetor 2024
    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar si donacion 30 shtretër për pacientët, një ndihmë e rëndësishme që do të përmirësojë kushtet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.