×
  • Lajme
  • Lajme

    Së shpejti nis evidentimi i kosovarëve që Gjermania i regjistroi edhe si shtetas të Serbisë

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar që shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Kosovës të regjistruar me automatizëm edhe si shtetas të Serbisë në komuna të ndryshme gjermane.

    Ajeti ka pohuar se ky ka qenë një problem që ka prekur mijëra qytetarë të Kosovës që kanë jetuar në Gjermani.

    “Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe angazhimit tonë diplomatik, ju njoftojmë se shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistruar me automatizëm edhe si shtetas të Serbisë në komuna të ndryshme gjermane. Ky problem i trashëguar prej më shumë se 16 viteve ka prekur dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, duke iu shkaktuar probleme në forma të ndryshme”, ka pohuar ai.

    Tutje, Ajeti ka shkruar se “nga takimi ynë i radhës me Bernd Krösser, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, pranuam konfirmimin zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm. Shumë shpejtë do t’ju informojmë mbi përmirësimin praktik të këtij procesi”.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Rrjeti i Grave të Kosovës i ka dërguar letër kryekuvendarit, Glauk Konjufca, pwrmes sw cilës kwrkon zgjidhje urgjente për gratë greviste të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqi ka dhënë detaje të tjera, pas publikimit nga Nacionale të komunikimeve mes Dejona Mihalit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Njohësi i politikës, Fidan Ukaj, e vlerësoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Bosnjës...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se mospjesëmarrja e deputetëve të mazhorancës në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme përbën një...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kujtuar ish-ambasadoren amerikane, Tina Kaidanow, e cila vdiq dje. “I pikëlluar për vdekjen e...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Kamala Harris tha se presidenca e saj “nuk do të ishte një vazhdim i presidencës së Joe Biden” në një intervistë t...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Integrim Evropian, nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi pret reflektim nga shteti i Bosnjës pas vendimit të Qeverisë...
    Lajme17 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë. Dy qeveritë duhet të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Dimal Basha, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar opozitën kosovare, pra PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. Basha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.