×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i Qeverisë e mohoi, Pacolli: Pyete Kurtin e Osmanin, me kërkesë të tyre fola me Radoiçiqin për zgjedhjen e presidentes

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka kërkuar zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu që ta pyes kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani në vend se ta mohojë një telefonatë që deputeti thotë se e kishte pasur me Milan Radoiçiqin në prezencë të të dy krerëve të shtetit, dhe me kërkesë të tyre.

    “Është e vrazhdë, si zëdhënës i qeverisë, të përhapësh të pavërteta! Ju lutem, para se të jepni deklarata të pavërteta, pyesni, së pari Kryeministrin dhe Presidenten. Ata do t’ju tregojnë se telefonata është bërë me kërkesën e tyre, për të siguruar prezencën e një deputeti shtesë”, shkroi ai në një postim në Facebook, duke iu referuar ditës së 3 prillit të vitit 2021, para se Osmani të zgjidhej presidente të nesërmen.

    “Unë nuk kam pasur nevojë për vota, dhe do të ishte absurde që ta bëja këtë telefonatë pa kërkesën e tyre, për te cilët ata kishin nevojë!”, thotë Pacolli.

    Deputeti thotë se Kurti dhe Osmani do të mund t’ia tregojnë zëdhënësit “rrethanat e telefonatës”.

    “Ata do t’ju tregojnë gjithashtu për rrethanat e telefonatës, që u bë në praninë e tyre, nga zyra private e Kryetares së atëhershme të Kuvendit, në orët e para të ditës kur ndodhi votimi për Presidenten. Si rezultat i kësaj telefonate, u sigurua prezenca e deputetit Adem Hodža, ne momentin e votimit te presidentës”, shkruan Pacolli.

    Ai thotë se “zbardhja publike e këtij rasti nuk ka të bëjë me ndonjë skenar të caktuar”.

    “Dje, u pyeta në mënyrë eksplicite nga gazetari dhe nuk kam mundur të devijoj, të mos them të vërtetën!”, shkroi Pacolli.

    Paraprakisht, deputeti Pacolli tha të mërkurën në Tëvë1 se kishte folur me Radoiçiqin “për të peshkuar edhe një deputet” që Osmani do të zgjidhej presidente.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu, i tha televizionit se kjo është “absolutisht e pavërtetë”.

    “Absolutisht e pavërtetë. Nuk ka asnjë rast në të cilin deputeti Pacolli të ketë komunikuar me Radoiçiqin në prani apo në dijeni të kryeministrit Kurti, aq më pak me kërkesë të tij”, tha ai.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Xhavit Haliti, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës  ka shprehur shqetësimin për vendimin e Kryeministrit Albin Kurti për heqjen e vizave për...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia ka dhënë detaje lidhur me kontrollin me komunën paralele të Skenderajt që vepronte në Mitrovicë të Veriut. Në raport bëhet e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen (VV), duke theksuar se hendeku mes dy...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi njoftoi se, përkundër refuzimit të Republika Srpska për ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit, Kosova është e para në rajon...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria është dashur të bëjë indeksimin e pagave dhe të pensioneve. Madje, ajo tha...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Tina Kaidanow-it, ambasadores së parë të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lëvizjen e  lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, vendim ky i cili pritet të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 25-vjetorit të themelimit sot mban ditën e dytë të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasditës dhe mbrëmjes pritet të shtohen, duke sjellur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.