×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat ndaj Kosovës përplasin BE-në dhe Qeverinë

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i është përgjigjur një kërkese të kryeministrit Kurti i cili gjatë Samitit të Procesit të Berlinit iu bëri thirrje vendeve të  Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese për Kosovën. Sipas zëdhënësit Stano, nuk është në përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës e as kryeministrit që të vendos për masat.

    “Nuk është Kosova dhe as kryeministri i saj që vendos nëse masat do të hiqen apo jo, ky është një vendim që duhet ta marrin shtetet anëtare. Përfaqësuesi i Lartë ka lëshuar më 3 qershor një Deklaratë në emër të BE-së, e pasuar nga raporti i HRVP-së për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”, tha Stano.

    Kjo përgjigje e zëdhënësit të BE-së nuk i ka pëlqyer zëdhënësit të Qeverisë Përparim Kryeziu. Ai tha se e kanë të qartë se kompetencë e kujt është heqja e masave prandaj kryeministri Kurti i ka kërkuar BE-së që të marrin një vendim, raporton RTV21.

    “Së pari ne të gjithë e dimë që Kosova nuk merr vendime për Bashkimin Evropian. Askush në Kosovë nuk po pretendon të kundërtën. Kryeministri Kurti në të gjitha takimet e tij me liderë evropianë dhe vendimmarrës në Bashkimin Evropian me të drejt kërkon largimin e masave sepse ato nuk reflektojnë as arsyet për të cilat janë vendosur e as situatën në terren”, tha Kryeziu.

    Për më tepër që nga qershori i këtij viti ka një raport të Përfaqësuesit të Lartë BE-së, Josep Borrel në të cilin kërkohet që masat ndaj Kosovës të largohen. Pas deklarimit dhe vlerësimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, nuk është më çështje se a duhet apo jo të largohen masat ndaj Kosovës apo kush i largon ato, por pse ato nuk po largohen. Kjo është pyetja për të cilën duhet të japë një përgjigje Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, respektivisht z. Stano dhe Bashkimi Evropian” .

    Deputeti i partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, Vendenis Lahu, konsideron se BE-ja nuk ka pasur arsye që t’i vendos  masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Sipas tij, mos heqja e masave shpërfaqë mungesën e unitetin brenda vendeve të BE-së dhe jo  mos plotësimin e kushteve nga Qeveria.

    ‘’Heqja e masave nuk ka ndodhur jo për shkak se BE-ja ka mëndyshje për atë, po ka disa vende skeptike. Kjo gjendje nuk do të zgjatë shumë”, tha Lahu.

    Mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese, sipas Odës Ekonomike të Kosovës i kushton  Kosovës humbje milionëshe. Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna ka thënë se sipas të dhënave që posedojnë, vlera e projekteve që janë bllokuar si rezultat i masave të vendosura nga Bashkimi Evropian është rreth 300 milionë euro.

    Megjithëse janë bërë disa muaj nga raporti i Josep Borrellit, i cili rekomandon largimin e masave ndaj Kosovës, të cilat ishin vendosur në vitin e kaluar, Bashkimi Evropian nuk ka bërë lëvizje në drejtim të heqjes së tyre.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Agon Batusha nga VV-ja e vlerësoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe...
    Lajme17 Tetor 2024
    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka blerë mjete të reja pune për zjarrfikësit, duke forcuar kapacitetet e tyre në përballje me situata...
    Lajme17 Tetor 2024
    Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, do të dorëzojë padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij,...
    Të tjera
    Sport16 Tetor 2024
    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka pranuar se nuk ka mundur të mbyllë sytë pas humbjes ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar me pikëllim lajmin për ndarjen nga jeta të ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow....
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, flasin dhe bëjnë ”çka te ju thotë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka njoftuar të mërkurën në Facebook se ka vdekur Tina Kaidanow,  ambasadorja  eparë e Shteteve...
    Lajme16 Tetor 2024
    Haxhi Avdyli ka bërë një deklaratë ironike në lidhje me partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, duke theksuar se ato gjithmonë kanë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetare e partisë Hykmete Bajrami, ka thënë se partisë në pushtet, Vetëvendosjes, nuk po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.