×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Kurti ka qenë i dëmshëm për Kosovën si opozitar, e vazhdon të jetë edhe si kryeministër

    FrontOnline
    16 Tetor 2024
    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se ai ka qenë dhe mbetet i dëmshëm për shtetin e Kosovës.

    Çitaku ka kujtuar veprimet e Kurtit si opozitar, duke thënë se ato çfarë ka bërë kanë qenë të dëmshme për proceset e rëndësishme të vendit.

    “Kurti ka qenë i dëmshëm për Kosovën edhe si lider opozitar, ua kujtoj këtu dhunën dhe zhegitjen e proceseve të rëndësishme si rezultat i mjeteve parapolitike dhe joparlamentare. Fatkeqësisht, ai vazhdon të jetë i dëmshëm dhe pa rezultate edhe si kryeministër”, ka deklaruar Çitaku.

    Ajo ka bërë një krahasim midis qeverisjes së PDK-së dhe asaj aktuale, duke theksuar arritjet gjatë viteve kur partia e saj ishte në pushtet.

    Sipas Çitakut, PDK-ja e mori qeverisjen në një moment kyç për Kosovën, në prag të shpalljes së pavarësisë, kur vendi nuk kishte institucione dhe infrastrukturë.

    “Kur e kemi marrë ne udhëheqjen e qeverisë në vitin 2007, në prag të shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk ka qenë shtet, nuk ka pasur institucione, as infrastrukturë. Nga viti 2007 deri në vitin 2018, janë ndërtuar mbi 1 mijë e 883 kilometra rrugë, mbi 130 shkolla dhe buxheti ka arritur në rreth 700 milionë euro,” ka shtuar ajo në DebatPlus.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë që partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po i konvenon Kuvendi as...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria është dashur të bëjë indeksimin e pagave dhe të pensioneve. Madje, ajo tha...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i panvarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka hedhur kritika të rënda ndaj ish-shefit të tij të partisë, Albin Kurti....
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Është një rrugë të cilën autobusët e kalojnë çdo ditë me nxënës e qytetarë të zakonshëm. Por, të martën njëri prej tyre...
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka mbyllur sot zyrën ilegale të Komunës së Skënderajt që vepronte në Mitrovicën Veriore. Pas mbylljes Policia ka dhënë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se sot ishte e nderuar të mirëpriste fituesin e çmimit Nobel, Dr. Denis Mukwege, të cilin...
    Lajme16 Tetor 2024
    Gjashtëdhjetë e tetë shtetas afganë u vendosën nga 13 tetori në Kosovë, por koordinimi i strehimit të tyre nuk u bë me...
    Sport16 Tetor 2024
    Amir Rrahmani bëri një paraqitje fantastike mbrëmë me Kosovën në fitoren 3:0 ndaj Qipros. Kapiteni i Kosovës shënoi golin e parë në...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Një sherr mes disa personave ka ndodhur pasditen e sotme, pranë Kishës Ortodokse në Vlorë të Shqipërisë. Bëhet e ditur se ng...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.