×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllja e Komunës paralele të Skenderajt, detaje për ngjarjen: Gjendej pranë zyrave të Policisë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Policia e Kosovës ka mbyllur sot zyrën ilegale të Komunës së Skënderajt që vepronte në Mitrovicën Veriore.

    Pas mbylljes Policia ka dhënë detaje.

    Kjo zyrë ilegale ishte në afërsi të Drejtorisë së Rajonale të Policisë.

    “Sot, me datën 16.10.2024, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajt. Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Është një rrugë të cilën autobusët e kalojnë çdo ditë me nxënës e qytetarë të zakonshëm. Por, të martën njëri prej tyre...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se sot ishte e nderuar të mirëpriste fituesin e çmimit Nobel, Dr. Denis Mukwege, të cilin...
    Lajme16 Tetor 2024
    Gjashtëdhjetë e tetë shtetas afganë u vendosën nga 13 tetori në Kosovë, por koordinimi i strehimit të tyre nuk u bë me...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri  ka folur për marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se pa dhënë dorëheqje, apo pa u...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline, ka folur për bisedën e publikuar mes Mimoza Kusari-Lilës të VV-së dhe Sllavko Simiqit të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se dëshmitë e publikuara që konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të shumtë shtetërorë në afera të...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris bën fushatë të mërkurën për herë të dytë këtë javë në Pensilvani, një nga shtetet që...
    Sport16 Tetor 2024
    Shqipëria mori një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Gjeorgjisë në Tbilisi. Sfida e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja “Garanci për Ballkanin Perëndimor – Mbështetja e qëndrueshmërisë së ndërmarrësve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.