×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kërkojmë hetim të menjëhershëm për skandalet abuzive të Qeverisë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se dëshmitë e publikuara që konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të shumtë shtetërorë në afera të mëdha keqpërdorimesh dhe skandale të tjera, janë alarmante dhe kërkojnë adresim nga institucionet përkatëse.

    Ai tha se këto ngjarje shqetësuese jo vetëm që minojnë sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, por edhe dëmtojnë besueshmërinë në institucione dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

    Anëtarët e Kryesisë vlerësuan angazhimin e deputetëve të PDK-së, që me përkushtim janë përpjekur dhe kanë alarmuar me kohë opinionin publik në Kosovë për të gjitha skandalet e qeverisë aktuale duke iniciuar edhe komisione hetimore parlamentare, por të cilat në vazhdimësi janë penguar së funsionuari nga mazhoranca.

    Në këtë mbledhje u diskutua edhe për censurën nga Radio Televizioni Publik i Kosovës, i cili pas shumë skandaleve të brendshme nga menaxhmenti dhe Bordi, të emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka ndaluar transmetimin e seancës parlamentare të iniciuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

    Po ashtu, anëtarët e Kryesisë theksuan se gjatë gjithë mandatit të qeverisë aktuale, veçanërisht në javën e kaluar, rritja e numrit të skandaleve ka ekspozuar një mentalitet të rrënjosur në korrupsion të thellë dhe shpërdorim të pushtetit nga zyrtarët shtetërorë, të gjitha në dëm të Kosovës dhe qytetarëve tanë.

    Afera me ambalazhuesit e ujit zbuloi se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës mbi 11 milionë euro.

    Publikimi i mesazheve të Dejona Mihalit me kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, konfirmoi dy skandale të mëdha të pushtetit aktual: konfirmuan se miku i kryeministrit Kurti, ambasadori Martin Berishaj, ashtu siç ishte paralajmëruar dy vite më parë, është i përfshirë në tregtimin e energjisë elektrike. Konfirmuan edhe përzierjen direkte të Qeverisë në çdo institucion publik nëpërmjet komisares Dejona Mihali.

    Skandali tjetër i komunikimit të Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq, dëshmoi po ashtu, përfshirjen direkte të pushtetit për t’i lënë veteranët e UÇK-së jashtë ligjit për pagën minimale dhe përpjekjet për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

    Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që asnjë nga këto afera të mos kalojë pa adresuar, pavarësisht ritmit të shpejtë me të cilin po shfaqen. PDK i bënë thirrje institucioneve përkatëse hetimore dhe gjyqësore që urgjentisht, profesionalisht dhe në mënyrë të paanshme të trajtojnë këto raste, të cilat rikonfirmojnë qartë korrupsionin e përhapur qeveritar, keqpërdorimin e detyrave zyrtare dhe dëmtimin e interesave shtetërore të Kosovës.

    PDK fton të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ta mbajnë përgjegjëse këtë qeveri të paaftë, të dëmshme dhe abuzive. Është koha për një qeveri të re – një qeveri të besueshme, profesionale dhe të dëshmuar në kapacitetin e saj për t’u shërbyer shtetit dhe qytetarëve.

    Një qeveri në krye me Bedri Hamzën, e cila jo vetëm që do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve, por edhe do ta kthejë Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, por ajo duhet së...
    Kronika16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur komuna e paralele në Skenderaj. Policia ka bërë të ditur se provat materiale që...
    Lajme16 Tetor 2024
    Analisti poltiik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, ka komentuar bisedat e fundit të publikuara në media mes Mimoza Kusari-Lilës si shefe e Grupit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Baerbock kërkon që Maqedonia e Veriut të njohë bullgarët si pakicë themeluese për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE, dhe ofron...
    Lajme16 Tetor 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka bërë një shkrim të ngjashëm me atë të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili mbrëmë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka vizituar sot krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë. Grabovci ka thënë pas...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, thotë se biseda e publikuar mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiq, është bisedë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Pas publikimit të disa incizimeve me zë që kishte bërë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes me zyrtarë të lartë të Listës...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Astronautët në misionin “Artemis 3” të NASA-s që do të nisen drejt Hënës në shtator 2026, do të mbajnë veshur kostume të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.