×
  • Sport
  • Sport

    Raportohet se Daku luajti me injeksione kundër Gjeorgjisë, shkon të mjekohet në Romë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Shqipëria mori një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Gjeorgjisë në Tbilisi. Sfida e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League përfundoi 0-1 në favor të Kombëtares sonë.

    Megjithatë, Mirlind Daku ishte një nga ata lojtarët që u sforcua më së shumti, për shkak të një dëmtimi të pupallogjisë, ose më saktë muskujve poshtë barkut.

    Newsport.al ka mësuar se sulmuesi me origjinë nga Gjilani luajti kundër Gjeorgjisë me injeksione, duke sforcuar jashtë mase veten.

    Daku është nisur menjëherë drejt Romës duke lënë veten në duart e fizioterapistit, Fabio i cili më parë ka shëruar legjenda si Leo Messi, Alexandre Pato apo Ricardo Kaka.

    Një lajm tepër i keq ky për Dakun, Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare. 26-vjeçari rrezikon sfidat e nëntorit në “Air Albania”, atë kundër Republikës Çeke dhe Ukrainës.

    Megjithatë aftësitë e fizioterapistit bëjnë që në stafin e Kombëtares të ketë shpresë për rikuperimin e shpejtë të sulmuesit.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Sport16 Tetor 2024
    Amir Rrahmani bëri një paraqitje fantastike mbrëmë me Kosovën në fitoren 3:0 ndaj Qipros. Kapiteni i Kosovës shënoi golin e parë në...
    Sport16 Tetor 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Now komentoi performancën e ekipit të Kosovës...
    Sport16 Tetor 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë tek Dardanët në fitoren ndaj Lituanisë dhe...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se dëshmitë e publikuara që konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të shumtë shtetërorë në afera të...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris bën fushatë të mërkurën për herë të dytë këtë javë në Pensilvani, një nga shtetet që...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja “Garanci për Ballkanin Perëndimor – Mbështetja e qëndrueshmërisë së ndërmarrësve...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë është e...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Baerbock kërkon që Maqedonia e Veriut të njohë bullgarët si pakicë themeluese për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE, dhe ofron...
    Lajme16 Tetor 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka bërë një shkrim të ngjashëm me atë të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili mbrëmë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.