×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet marrëveshja 22 milionëshe për zgjerimin e qasjes në financa për biznese

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja “Garanci për Ballkanin Perëndimor – Mbështetja e qëndrueshmërisë së ndërmarrësve dhe MSME-ve”.

    Sipas njoftimit, kjo marrëveshje kap vlerën e 22.1 milionë eurove dhe është nënshkruar mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, teksa mjetet janë të destinuara për garantimin e kredive për ndërmarrjet në Kosovë, me theks te ato ndërmarrje në zona të thella rurale.

    “Në fjalën e tij përgjatë ceremonisë, Ministri Murati theksoi se marrëveshja e nënshkruar sot do të mundësojë reduktimin e kostos së garantimit të kredive, duke e bërë  më të lehtë për institucionet financiare të lëshojnë kredi si dhe më të lehtë për përfituesit që të kenë qasje në financa”.

    “Vlen të theksohet se nga 50 milionë euro që është vlera totale që Bashkimit Evropian përmes kësaj iniciative mbështetë Ballkanin Perëndimor, në kuadër të marrëveshjes së sotme, Kosova ka përfituar 22 milionë euro apo 45% të vlerës totale”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, bëhet e ditur se marrëveshja e nënshkruar sot ndërmjet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe KfW ka për qëllim zgjerimin e qasjes në financa dhe nxitjen e zhvillimit rajonal të balancuar.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline, ka folur për bisedën e publikuar mes Mimoza Kusari-Lilës të VV-së dhe Sllavko Simiqit të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se dëshmitë e publikuara që konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të shumtë shtetërorë në afera të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë është e...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë të rinjtë e të rejat e organizatës rinore të SPD-së...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Marina e SHBA-së po kërkonte të mërkurën për dy pilotë, avioni i të cilëve u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor rutinë, raporton...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidenti i Republika Sërpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka deklaruar sot se Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Republikën...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zëri i fuqishëm dhe i guximshëm i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të shohin progres në procesin e dialogut në mënyrë që të angazhohen në anëtarësimin e mundshëm...
    Vip16 Tetor 2024
    Lori Hoxha dhe partneri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë! Vip...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.