×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj i quan ‘larva’ pushtetarët: Një nga një duhet të hiqen krimbat e verdhë me kokë të zezë, jo vetëm trupi, por koka e tyre

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka bërë një shkrim të ngjashëm me atë të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili mbrëmë opozitarët i quajti ‘ushujza’. Por, Molliqaj në këtë rast, pushtetarët i quajti ‘larva’.

    Sipas tij, pushtetarët apo ndryshe siç i quajti ‘larva’ kanë zënë vend në plgët e infektuara të Kosovës me mashtrime e premtime, për të cilat thotë se duhet të hiqen.

    “Mund të shkaktoj dhimbje e mund të lë vrima pas, por kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar trupin nga shkatërrimi.

    Një nga një duhet të hiqen krimbat ë verdhë me kokë të zezë, e mbi të gjithë, jo vetëm trupi, por koka e tyre. Deri atë herë nuk ndalemi”, shkroi Molliqaj.

    Postimi i plotë:

    Larvat, të njohura ndryshe si krimba, janë parazitë që rriten dhe ushqehen në dhe me mishin e kalbur ose trupat e dobësuar të organizmave të tjerë. Ato depërtojnë në brendësi të trupit dhe fillojnë të shkatërrojnë nga brenda, derisa të mos kenë më çka të hanë. Në mish brenda, ato janë të padukshme për një kohë, por efektet e tyre shkatërruese janë të pashmangshme kur dalin në sipërfaqe.

    Kur larvën e heq nga trupi, vrimat e mishit të ngrënë mbesin dhe lënë plagë të hapura e të infektuara jo vetëm sipërfaqësisht.

    Ngjashëm, që 4 vite qeverisje të kastës së paaftë, në plagët e infektuara të Kosovës, kanë hy e janë shpërnda larva, që hanë mish për vete e lënë vrima pas.

    Dhe ngjashëm, kur larvat fillon t’i largosh, kur të kenë dalë në sipërfaqe, kasta e të paaftëve, mashtruesve e gënjeshtarëve, ulëritë se me heqjen e tyre vrimat po duken. Thuase ata vendin e kanë në atë vrimë e nuk vazhdojnë të hanë mish përreth.

    Por në fakt, plaga, gjakderdhja e vrima në rastin e larvës janë pasoja të vetë asaj, dhe njëkohësisht treguesi se trupi më në fund nuk do të vrimoset më nga lavrat e fshehura në brendësi deri dje.

    Të gjithë larvat që kanë zënë vend në plagëet e infektuara të Kosovës – në shpresën e popullit me mashtrime e premtime – duhet të hiqen. Mund të shkaktoj dhimbje e mund të lë vrima pas, por kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar trupin nga shkatërrimi.

    Një nga një duhet të hiqen krimbat ë verdhë me kokë të zezë, e mbi të gjithë, jo vetëm trupi, por koka e tyre. Deri atë herë nuk ndalemi!

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja “Garanci për Ballkanin Perëndimor – Mbështetja e qëndrueshmërisë së ndërmarrësve...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë është e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka vizituar sot krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë. Grabovci ka thënë pas...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zëri i fuqishëm dhe i guximshëm i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të shohin progres në procesin e dialogut në mënyrë që të angazhohen në anëtarësimin e mundshëm...
    Vip16 Tetor 2024
    Lori Hoxha dhe partneri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë! Vip...
    Lajme16 Tetor 2024
    Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për media nga Brukseli para takimit të ministrave të mbrojtjes...
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, ka nisur mbylljen e komunës paralele serbe që vepronte për komunën e Skenderajt...
    Lajme16 Tetor 2024
    Një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje në tentativë dhe disa vepra të tjera. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.