Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline, ka folur për bisedën e publikuar mes Mimoza Kusari-Lilës të VV-së dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.
Për deputetin e VV-së, qytetarët e dijnë se kush i ka miq Listën Serbe derisa shpreh bindjen se kjo parti ka pësuar debakël me ardhjen e VV-së në pushtet.
”Qytetarët e Kosovës e dijnë kush i ka pasur e kush i ka miq Listën Serbe dhe dihet se çfarë debakli ka pësuar Lista Serbe nga ne. Si VV jemi të dëshmuar sa kemi bashkëpunim ose jo me serbet, e veçmas me ata njerëz që janë të indoktrinuar me Vuçiqin’’ thotë ai.
Deputeti i VV-së, thotë se figura të PDK-së, si Sami Lushtaku e Elmi Reçica janë ata që qëndrojnë prapa tyre.
‘’Unë këto biseda, për derisa e shoh Elmi Reçicën bashkë me opioninsta, derisa e shoh Sami Lushtakun me analista, dhe pas dy dite fillon një avaz i madh në media, unë nuk ju besoj këtyre përgjimeve dhe jam i bindur se s’ka të bëjë asgjë me të vërtetë’’ shprehet ai.
Thaçi, madje thotë se ka dëgjuar bisedat e fundit për cilat beson se janë të montuara.
‘’Unë kam pas rastin me dëgju bisedën e fundit, nuk jam ekspert i kibernetikës, mirëpo duke parë ndalesën e zërit, është njëfar montazhe’’ theksoj ai.