×
  • Sport
  • Sport

    Duka për ekipin e Kosovës: Do ta merrja Zhegrovën

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Now komentoi performancën e ekipit të Kosovës në Ligën e Kombeve, ku shprehu edhe dëshirën për të pasur pjesë të ekipit të Shqipërisë, lojtarin kosovar Edon Zhegrova.

    Ai e vlerësoi skuadrën kosovare si shumë të mirë, duke theksuar se kanë futbollistë me kualitet, edhe pse përmendi një hap pas në ndeshjen ndaj Rumanisë.

    Duka shprehu besimin se Kosova mund të arrijë në play-off si e dyta e grupit, ai theksoi se ekipet e Kosovës kanë potencialin për të arritur në Kupën e Botës 2026.

    “Kosova ka një skuadër shumë të mirë, ka futbollistë me shumë kualitet, pavarësisht se ka pasur një hap pas kundër Rumanisë. Në ndeshjet e tjera kanë qenë bindëse dhe unë uroj që të vazhdojnë kështu deri në fund. Duket disi e vështirë për Kosovën që të jetë e para në Ligën e Kombeve. Por edhe si e dyta e grupit, mund të luaj në play-off dhe kam shumë besim që edhe në play-off do ta kalojnë në Grupin B. Do të jenë një ekip pretendent për Kupën e Botës në vitin 2026. Nëse trajneri ka ndryshuar, apo koha, këtë nuk di ta them, por di që është një trajner me eksperiencë. Rregullorja nuk lejon marrjen e lojtarëve që janë aktivizuar, por me dëshirë do ta merrja Zhegrovën”, tha Duka.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Sport16 Tetor 2024
    Shqipëria mori një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Gjeorgjisë në Tbilisi. Sfida e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League...
    Sport16 Tetor 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë tek Dardanët në fitoren ndaj Lituanisë dhe...
    Sport16 Tetor 2024
    Edon Zhegrova e ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme me Qipron, të cilën Kombëtarja e Kosovës e fitoi me rezultat të pastër, 3:0....
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Marina e SHBA-së po kërkonte të mërkurën për dy pilotë, avioni i të cilëve u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor rutinë, raporton...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidenti i Republika Sërpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka deklaruar sot se Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Republikën...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zëri i fuqishëm dhe i guximshëm i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të shohin progres në procesin e dialogut në mënyrë që të angazhohen në anëtarësimin e mundshëm...
    Vip16 Tetor 2024
    Lori Hoxha dhe partneri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë! Vip...
    Lajme16 Tetor 2024
    Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për media nga Brukseli para takimit të ministrave të mbrojtjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.