×
  • Lajme
  • Lajme

    Vra*sja e Lulzim Fejzullahut, Apeli vërteton dënimin: Nga 19 vjet burgim për dy të akuzuarit

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Vrasja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahut, më 20 janar të këtij viti e pati tronditur opinionin.

    Vendimi ndaj dy të akuzuarve, mori formën e prerë më 31 korrik duke i dënuar ata me nga 19 vjet burgim secilit.

    Por, mbrojtësit e të akuzuarve ishin ankuar ndaj vendimit dhe lënda kishte kaluar tek Gjykata e Apelit.

    E Apeli më 25 shtator, e vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore duke e refuzuar ankesën e avokatëve të të akuzuarve.

    Kjo u konfirmua për Klankosova.tv përmes një përgjigje nga Laureta Ulaj, udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Apelit.

    “Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se Gjykata e Apelit, më 25.09.2024, ka marrë aktgjykim, me të cilin ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të dy të miturve në çështjen penale të vrasjes së rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të KPRK, si dhe ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, PM.nr.184/2024, të datës 31.07.2024”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv

    Edhe herën e parë Gjykata Themelore e Prishtinës, i kishte dënuar dy të pandehurit me nga 19 vjet burgim.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është jetike që Qeveria Kurti, të cilën e ka quajtur edhe si qeveri të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se buqeta me lule me të cilat ai dhe ekipa e tij u panë të hynë në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, gjatë shënimit të 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), theksoi përkushtimin e SHBA-së...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i tij pas debatit e ditëve...
    Lajme16 Tetor 2024
    Me të shkuar para RTK-së , opozita ka vendosur kapela në rrethojat e objektit. E gjitha kjo ndodhi pasi Radio Televizioni i Kosovës...
    Lajme16 Tetor 2024
    Në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit, kryeministri Albin Kurti mori pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues, i organizuar nga Ministria...
    Lajme16 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj tre personave: A.H., E.M., dhe B.A., për shkak të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetët e partive opozitare në Kosovës ia kanë mësyrë objektit të Radio Televizionit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie që seanca e sotme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.