×
  • Lajme
  • Lajme

    BE pritet të kryejë pagesat e para nga Plani i Rritjes këtë muaj, për Kosovën e Serbinë do të kërkohet edhe opinioni i EEAS

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë që për Kosovën dhe Serbinë përveç kushteve të përgjithshme për të përfituar nga milionat e Planit të Rritjes, ekzistojnë edhe parakushte të tjera që ndërlidhen me angazhimin konstruktiv në dialog dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura. Nga Brukseli kanë thënë se pa u përmbushur këto parakushte s’do të ketë asnjë pagesë.

    Pasi Kosova ka marrë dritën e gjelbër për Reformën e Agjendave, Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim në faqen zyrtare në ‘facebook’ e ka marrë si të kryer punën e marrjes së mbi 800 milionë eurove nga BE-ja.

    Megjithatë sot në një konferencë për media, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se do të bëhet një vlerësim i përmbushjes së parakushteve nga Kosova e Serbia në momentin që do të afrohen datat e realizimit të pagesave të para. Në këtë vlerësim ajo ka sqaruar se do të kërkohet edhe opinioni i Shërbimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) i cili ka nën ombrellën e vetë edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ajo që mund të them është që këto parakushte do të vlerësohen nga Komisioni përpara pagesave, dhe do të llogarisim rolin dhe kontributin e Shërbimit të Jashtëm të BE-së”, ka thënë Ana Pisonero në konferencë për media.

    Agjendat e Refomrave që janë miratuar për Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, pritet që të marrin miratimin zyrtar në ditët në vazhdim. Pisonero ka thënë se s’mund të japë një datë të saktë për këtë, raporton Express.

    “Pas mendimit pozitiv të vendeve anëtare më 11 tetor për axhendat e reformave të paraqitura nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, Komisioni tani, si hap tjetër, do të jetë në gjendje të vazhdojë me miratimin zyrtar të axhendat e reformës”, ka thënë Pisonero.

    Olvier Varhelyi ka paralajmëruar se pagesat e para do të kryhen gjatë këtij muaji, derisa Pisonero s’ka dhënë ndonjë afat kohor për shkak të procdurave mes BE-së dhe secilit shtet veç e veç.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi që ka pasur me Drejtorin për Zgjerim të BE-së, Gert Koopman, kishte premtuar se Kosova do të angazhohej në mënyrë konstruktive në dialog dhe që do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në Ohër e Bruksel dhe marrëveshjet e vjetra. BE e ka mirëpritur këtë zotim të kryeministrit Kurti dhe kanë thënë se dëshirojnë të shohin gjërat teksa zbatohen edhe në praktikë.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Vrasja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahut, më 20 janar të këtij viti e pati tronditur opinionin. Vendimi ndaj dy të akuzuarve, mori formën...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se buqeta me lule me të cilat ai dhe ekipa e tij u panë të hynë në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetët e partive opozitare në Kosovës ia kanë mësyrë objektit të Radio Televizionit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie që seanca e sotme...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish-prokurori Metush Biraj në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u deklarua i pafajshëm për veprën penale “Marrje ryshfeti”....
    Lajme16 Tetor 2024
    vShefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Oda e Mjekëve të Kosovës ka prezantuar “Analizën gjithëpërfshirëse të ‘djegies profesionale’ (burnout) të mjekëve në Kosovë”, me ç’rast kanë shprehur shqetësimet...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të...
    Lajme16 Tetor 2024
    ë disa media u raportua se gjatë kësaj jave mund të ketë një takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë –...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.