×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet vetura në Merdarë, policia ua gjeti tre burrave 75 mijë euro të padeklaruara

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Policia Kufitare ka kapur plot 75 mijë euro të padeklaruara në një veturë e cila është ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdarë në dalje të RKS-së.

    Paratë ishin në veturën me targa RKS brenda të cilës gjendeshin tre burra.

    Fillimisht sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur 10 mijë euro më pas edhe 45 mijë të tjera të fshehura në qese plastike.

    Paratë janë sekuestruar.

    Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

    Policia Kufitare, në kuadër të planit operativ me karakter ndërkombëtar, realizuar në bashkëpunim me Frontex, “Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD Mobile 7”, me datën 15.10.2024, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të RKS-së, gjatë kontrolleve të shtuara është bërë kontrollimi i automjetit me targa RKS, në të cilin gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara.

    Fillimisht, tek tre personat janë gjetur nga 10 000 (dhjetë mijë) euro bankënota, gjersa gjatë kontrollit të mëtejshëm në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të automjetit është gjetur edhe një shumë prej 45 000 (dyzet e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara.

    Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar agjensionit kompetent për procedurë të mëtejme.

     

    May be an image of car and text

    No photo description available.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    vShefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Oda e Mjekëve të Kosovës ka prezantuar “Analizën gjithëpërfshirëse të ‘djegies profesionale’ (burnout) të mjekëve në Kosovë”, me ç’rast kanë shprehur shqetësimet...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se ka ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinë. Krejt...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka ironizuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që sot po mungojnë në seancën ku është duke u debatuar...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim alpinisten Uta Ibrahimi, e cila me sukses ka përfunduar ngjitjen...
    Lajme16 Tetor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka reaguar për vdekjen e gjeneralit dhe komandantit të parë të KFOR-it, Mike Jackson, i cili...
    Sport16 Tetor 2024
    Edon Zhegrova e ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme me Qipron, të cilën Kombëtarja e Kosovës e fitoi me rezultat të pastër, 3:0....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.