×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar”, Krasniqi përgëzon Shqipërinë për hapjen e kapitujve për në BE

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se është jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për Shqipërinë, e cila dje hapi zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Ai në një postim në Facebook shkruan se një kapitull historik dhe mëse i merituar, i cili vjen pas një pune të përgjegjshme dhe tejet të madhe të cilën Shqipëria e ka bërë viteve të fundit.

    “Shqipëria po dëshmon se përmes bashkëpunimit, seriozitetit dhe zbatimit të reformave të brendshme, hapen perspektiva të jashtëzakonshme për shtetin dhe shoqërinë, siç është edhe ëndrra dikur e largët, për t’u bërë pjesë e BE-së”.

    “Me qeverinë e re të Kosovës, në krye me Bedri Hamzën, një perspektivë e tillë e pret edhe shtetin tonë. Urime Shqipërisë, Kryeministrit Rama dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë!”, shkruan Krasniqi

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Seanca e sotme e jashtëzakonshme në kuvendin e Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të gjeneralit të parë Sir...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar takimin me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci,...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cenueshëm....
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Botulinum toxin”, i cili kishte për objektiv zbulimin dhe goditjen e kontrabandës dhe tregtimit të paligjshëm...
    Lajme16 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet t’u përgjigjet akuzave, pasi dolën komunikime të koordinatores së komiteteve në këtë parti, Dejona Mihali me ish-kryeshefin e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Gazetari Lavdim Hamidi në emisionin “Adresa Ankesave” ka dhënë detaje për rastin e 277 veturave zyrtare të cilat dy vitet e fundit...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Turqinë. Tërmeti u regjistrua 46 kilometra në lindje të Malatyas,...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e kapitujve për anëtarësim në BE e Shqipërisë është një arritje e rëndësishme...
    Lajme16 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete. Policia bën të ditur se si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.