×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku fton qytetarët: Ta bëjmë bashkë Republikën që e meritojmë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë me një reagim pas përplasjeve pozitë- opozitë për çështjen e ushqimit në FSK dhe disa bisedave që u publikuan së fundi në media, siç është ajo e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin dhe Mimoza Kusarit me Igor Simiqin.

    Abdixhiku ka thënë se “paniku i pushtetit pas shpërthimeve të skandaleve të njëpasnjëshme, po i shtynë ata drejt një gjuhe të zakonshme ofenduese – përplot urrejtje e mllef”.
    Ai ka shtuar se sa më të thella janë skandalet aq më të thella janë ofendimet.

    Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk do të bëhen se kush shan më mirë dhe se për këtë ua jep medaljen që tani VV-së.

    “Sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet! Skandalet do të thellohen, me to dhe ofendimet. Sepse sharja është e lehtë, sidomos për ata që se bëjnë dot një shenjë ani pse kishin 51% e plot 12 miliardë euro buxhet! Por zgjedhjet e ardhshme s’bëhen se kush shanë e kush pështynë më mirë. Po ua japim këtë medalje që në fillim.”

    I pari i LDK-së ka thënë se zgjedhjet e ardhshme do të bëhen për çmimet e larta, pagat e ulëta, shkollat e dobëta, spitalet e vjetëruara, për hapin e Kosovës drejt familjes euroatlantike.

    Ai ka shtuar se ky rrugëtim nuk bëhet me mllef e ndarje e me kaq pak rezultat.

    Sipas tij, Kosova ka nevojë për bashkimin e më të mirëve “sepse jemi pak për t’i lejuar të na ndajnë e jemi shumë prapa për t’i lejuar të na mbajnë aty”.

    “Zgjedhjet e ardhshme bëhen për çmimet e larta, pagat e ulëta, investimet që s’bëhen, punët që s’janë, ikjen masive, shkollat e dobëta e spitalet e vjetëruara; për përballjet e brengat e familjeve kosovare nga mëngjesi deri në mbrëmje! Zgjedhjet e ardhshme bëhen për hapin e domosdoshëm të Kosovës drejt familjes euroatlantike; aty ku Shqipëria dje nisi anëtarësimin – e ne vazhdojmë nën masa, pa njohje e pa anëtarësime. Këtu, në këtë fushë do të na gjeni ne. Mua dhe ekipin tim të programit ‘Rruga e Re’; këtu, në këtë përpjekje, do të përpiqemi të bëjmë bashkë secilin që ndjenë se rrugëtimi i domosdoshëm i Republikës nuk bëhet dot me kaq shumë mllef e ndarje, me kaq pak rezultat. Kosova ka nevojë për përbashkimin e më të mirëve sepse jemi pak për t’i lejuar të na ndajnë e jemi shumë prapa për t’i lejuar të na mbajnë aty!”

    “Nga sot, deri më 9 shkurt, ju ftoj të bëni këtë rrugëtim me mua. Rrugën, drejt një Republike që e meritojmë, drejt shpresës e jetës së mirë, duhet ta bëjmë bashkë. Dhe rrugën do ta bëjmë bashkë!”

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 12.6 milionë eurosh me KfW, e cila ka për qëllim...
    Lajme16 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet t’u përgjigjet akuzave, pasi dolën komunikime të koordinatores së komiteteve në këtë parti, Dejona Mihali me ish-kryeshefin e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Gazetari Lavdim Hamidi në emisionin “Adresa Ankesave” ka dhënë detaje për rastin e 277 veturave zyrtare të cilat dy vitet e fundit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në Kamëz. Policia njofton se gjyshi ka përplasur aksidentalisht me makinë nipin...
    Lajme16 Tetor 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka krahasuar provokimet e Serbisë për Kosovën me ato të Rusisë kundër Ukrainës. Shala tha...
    Kronika16 Tetor 2024
    Një person është arrestuar në Kllokot pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një të mitur. Sipas raportit policor, viktima është...
    Kronika16 Tetor 2024
    Një person është arrestuar në Obiliq pasi që i njëjti nga një market kishte vjedhue gjëra ushqimore në vlerë të 40 eurove....
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në disa lokacione në qendrën korrektuese në Dubravë janë gjetur dhe konfiskuar 19.3...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.