×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.Ministri i Kurtit: Haradinaj po shpërfaqet në publik si dikush që e ka humbë shëndetin mendor

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se Haradinaj është duke u shpërfaqur si person që e ka humbur shëndetin mendor.

    Sipas Vokrrit, Kosova ka nevojë për opozitë e cila di si ta kundër balancojë autoritetin e qeverisë me argumente dhe jo me deklarata të cilat nuk i bëjnë nder askujt.

    “Mendoj që vendi ka nevojë vërtetë për një opozitë e cila din si të kundër balancojë autoritetin e qeverisë me argumente, me vizion e me program të qartë e jo me kështu deklarata kuturu që nuk i bëjnë nder as historisë së Kosovës. Unë jam për atë që familjet të cilat kanë kontribuar në çlirimin e vendit duhet të zhvillojnë ndonjë mekanizëm që ta ruajnë shëmbëlltyrën e tyre në vend se të bien në këtë nivel. Për mua është fatkeqësi ta shoh dikë nga një familje sikur kjo që shpërfaqet para publikut si dikush që e ka humbur shëndetin mendor”, ka thënë ai në tëvë1.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të hënën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për çështjen e ushqimit në FSK, gjatë fjalimit të tij e ka quajtur mashtrues e spiun të Serbisë, kryeministrin, Albin Kurti.

    Ai tha se Kurti e ka lënë ushtrinë e vet pa bukë si dhe po e godet pamëshirshëm Policinë e Kosovës, AKI-në dhe ushtrinë.

    “Angazhimi i tij ditor i tëri është mashtrim, ai nuk punon në interes të këtij vendi, ai në mënyrë sistematike me qëndrueshmëri në vazhdeimësi pa ndalë vazhdon me e dobësu vendin që e udhëheqë, me i’a dobësu shtyllat jetike, shtyllat e sigurisë, ai godet pamëshirshëm policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë dhe atë në mënyrat më të ulta të mundshme, edhe vazhdon t’i godasë. Po është spiun i Serbisë, po është tradhtar, ai njeri që e lenë ushtrinë e vet pa bukë, çka tjetër me i thënë këtij njeriu”, deklaroi Haradinaj.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Me iniciativën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme. Kjo...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shkelja e vijës ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e xhandarmërisë afër stacionit policor kufitar po konsiderohet si tentim i radhës...
    Lajme16 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull në...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidenca e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Jeta-Vita kanë dhuruar pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit gjatë...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës raportoi se xhandarmëria serbe e ka shkelur vijën ndarëse kufitare mes Serbisë dhe Kosovës. Me...
    Lajme15 Tetor 2024
    Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit hapi sot në Prishtinë programin “Energji për Barazi” nëpërmjet të cilit synohet përfshirja dhe fuqizimi i grave...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Qipros në Ligën e Kombeve. Dardanët po vazhdojn me paraqitje fantast8ike kudnër qipriotëve,...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Qipros, në minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes. Golin e dytë e shënoi Ermal...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.