×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhandarmëria serbe në Kosovë, KFOR-i: Të gatshëm të marrim masa për të parandaluar rreziqet e tensioneve

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës raportoi se xhandarmëria serbe e ka shkelur vijën ndarëse kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

    Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkoi nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve që ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.

    Për këtë çështje, Klankosova.tv ka pyetur KFOR-in, mision i cili tha se pjesëtarët e tij monitorojnë nga afër situatën përgjatë kufirit, “nëpërmjet pranisë sonë të shtuar, patrullimeve dhe aktiviteteve të vëzhgimit”.

    “Jemi në kontakt të rregullt me ​​përfaqësues të organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë”, ka thënë KFOR-i në përgjigjen për Klankosova.tv.

    Në përgjigje saktësohet që misioni do të vazhdojë të marrë “të gjitha masat që konsiderohen të nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të parandaluar rreziqet e tensioneve dhe dhunës së përtërirë”.

    Më tej, ky mision paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha se koordinimi dhe përmbajtja nga veprimet që mund të çojnë në tensione “është e rëndësishme për të ruajtur sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”.

    KFOR-i siguroi se pjesëtarët e tij janë të vendosur mirë “për të siguruar që do të vazhdojmë të kontribuojmë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

    Policia në njoftimin e djeshëm të orëve të vonshme tha se më datë 14.10.2024, rreth orës 18:20, “tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe”.

    “Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”, tha dje policia.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidenca e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Jeta-Vita kanë dhuruar pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit gjatë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit hapi sot në Prishtinë programin “Energji për Barazi” nëpërmjet të cilit synohet përfshirja dhe fuqizimi i grave...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka sqaruar përdorimin e fjalës “brate” (vëlla) në mesazhet e saj, të cilat u...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se mënyra më e mirë për të marrë ide të mira është të ketë...
    Lajme15 Tetor 2024
    I ri në moshë, por ka një talent të jashtëzakonshëm prej futbollisti. Pasionin për sport e ka pasur qysh kur ka qenë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Pas shumë kohësh Presidentja Vjosa Osmani e ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, janë parë afër-njëra tjetrës. Kjo ka ndodhur sonte në Prishtinë,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj Qeverisë Kurti, duke theksuar se ai ishte i vetmi nga opozita...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ishulli grek Rodos është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë pasditen e kësaj të marte. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.