×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Deputetët ta trajtojnë seriozisht çështjen e pensionistëve, po detyrohen të dëshmojnë fizikisht se janë gjallë

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka bërë një reagim rreth trajtimit siç thonë të padenjë nga ana e qeverisë së Kosovës për pensionistët.

    Sipas KMDLNj, problem specifik është vendimi që ata të paraqiten në pika të caktuara për të dëshmuar se nuk kanë vdekur, transmeton klankosova.tv.

    ”Pensionistët, pavarësisht nga mosha apo gjendja shëndetësore janë të detyruar që në çdo gjashtë muaj të paraqiten në pikat e caktuara për të dëshmuar se janë gjallë. Për një numër të pensionistëve kjo paraqitje paraqet problem të madh prandaj edhe e humbin pensionin shkaku i moslajmërimit.

    Para pikës së paraqitjes, sidomos në qendër të Prishtinës, kalimtari i rastit përballet me situata të rënda ku të moshuar në karroca, të shoqëruar apo edhe të vetmuar bëjnë përpjekje të futen brenda apo qëndrojnë në vetura.

    Skenat janë të llahtarshme dhe fyese për dinjitetin njerëzor dhe në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut për këtë komunitet jashtëzakonisht të cenueshëm. KMDLNj-ë edhe më herët ka reaguar kundër kësaj sjelljeje degraduese dhe diskriminuese ndaj pensionistëve duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse të bëjnë zgjidhje më të përshtatshme por se asgjë nuk është punuar për këtë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës është dashur ta trajtojnë seriozisht këtë çështje, sidomos pas reagimeve të Avokatit të Popullit dhe KMDLNj- së, pasi që është në mandatin e tyre dhe janë të detyruar të mbrojnë të drejtat e njeriut.

    Nëse institucionet përgjegjëse nuk kanë kapacitet të trajtojnë këto raste përmes vizitave verifikuese të rasteve që kanë vështirësi apo të pamundur të paraqiten në pikat e verifikimit, atëherë, përmes thirrjes publike duhet të angazhohet një kompani që do ta kryente këtë punë.

    Apo mund të ndihmohet edhe nga vullnetarët studentë ose nxënës të shkollave të mesme.

    Sido që të bëhet, institucionet përgjegjëse duhet ta shlyejnë këtë njollë turpi ndaj një gjenerate, dikur shumë kontribuese, tash në margjina të interesit institucional për një trajtim dinjitoz, në përputhje me ligjin dhe të drejtat e njeriut”.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke...
    Lajme15 Tetor 2024
    Partia Demokratike  e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, përcjell Gazeta Express. Konferenca do të mbahet në orën 14:30 në...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq,...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2207 gjoba në trafik. Sipas raportit të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) të martën ka mbajtur debatin me temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një shofer është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat...
    Sport15 Tetor 2024
    Përveç ekipit A, edhe Kosova U21 e zhvillon ndeshjen e saj të radhës. Faktikisht, është ndeshja e fundit në kualifikimet për Kampionatin...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    “BE ka nevojë për energji të reja dhe freski, prandaj duhet të përshpejtohet menjëherë procedura e zgjerimit”, kështu u shpreh ministri hungarez...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Fushë Kosovë. Siç bën të ditur policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.