×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë votoj, ti voton, Dejona vendos” – ironia e Driton Selmanajt me peshën vendimmarrëse të Mihajlit

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve në mes të koordinatores së VV-së, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai tha se gjatë tërë kohës kanë dashur që të tregojnë se si VV-ja, funksionon si një sekt i mbyllur, si një grup parapolitik, ku ministrat i raportojnë Dejones dhe deputetët lexojnë fjalimet që ajo u shkruan.

    “Shumë njerëz me të drejtë pyesin: pse opozita merret me Dejona Mihalin, një person pa asnjë votë dhe pa asnjë pozicion publik?  Pikërisht për këtë arsye. Ne duam të tregojmë se si Lëvizja Vetëvendosje funksionon si një sekt i mbyllur, si një grup parapolitik, ku ministrat i raportojnë Dejones (madje ata vetë e kanë pranuar se “konsultohen” me të), dhe deputetët lexojnë fjalimet që ajo u shkruan. Tani është konfirmuar që edhe Drejtori i KEK-ut i raporton asaj. Ajo vendos kur të ndalet rryma dhe asnjë komunikatë e KEK nuk publikohet pa miratimin e saj”, ka thënë ai.

    Selmanaj deklaroi se sa do vota të marrin deputetët, Mihali prapë pyetet në VV.

    “Prandaj, tash gjatë fushatës kur të vijnë deputetët e VV-së me kërku votë për zgjedhjet e 9 Shkurtit me premtimin se do ta bëjmë këtë e do ta bëjmë atë. Ju lutem kërkoni që të vijë Dejona e të jap premtime, sepse veç ajo merr vendime.  Si 3%, si 30% si  300%, hiç ska lidhje sa deputet e çfarë % Vetëvendosja do ti ketë, prapë Dejonen duhet me e vetë (pyet)”, ka thënë tutje ai. /Express/

     

     

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Kronika15 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi. Ai dyshohet për dy vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës. Lajmin e kanë bërë publik në faqen zyrtare të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    “BE ka nevojë për energji të reja dhe freski, prandaj duhet të përshpejtohet menjëherë procedura e zgjerimit”, kështu u shpreh ministri hungarez...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Fushë Kosovë. Siç bën të ditur policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar mesazhet të cilat i ka publikuar gazeta Nacionale mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka folur për “Front Online” lidhur me veturat e zyrtarëve që po keqpërdoren me tabela civile. Pantina...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se i është vjedhur minibusi i parkuar. Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar. “Viktima...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë në Rahovec ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një person i dyshuar ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.